Arrest me burg është masa e arrestit për tre autorët e vrasjes së Drita Saliajt në Gjerbes, Mallakastër. Dy minorenët e kanë pranuar krimin, ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj e ka mohuar duke thënë se nuk ka qenë i pranishëm.
“BalkanWeb” dëshminë e tre autorëve të dyshuar të krimit makabër në Mallakastër, ku u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.
Njëri prej të arrestuarve, 26-vjeçari Ervis Zotaj, ka thënë para trupës gjykuese se “Nuk kam qenë pjesë e ngjarjes. Nuk kam marrë pjesë në ngjarje”.
Ndërkohë, dy autorët e tjerë, Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj, të dy 16-vjeçarë, ka thënë se i përmbahen deklaratave që kanë dhënë në polici, duke pranuar kështu krimin makabër.
“Kam dijeni për ngjarjen, por nuk kam marrë pjesë në të”, ka thënë Luis Saliaj, nipi i burrit të viktimës.
g.kosovari