• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikanë servilë dhe të pazotë

by Artur Ajazi
04/02/2025 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në 22 Qershor të vitit 1991, Tirana priti ish-Sekretarin e SHBA James Baker. Ishte nje miting i madh, dhe dukej sikur gjithë bota këtej e tutje “do të mbështeste Sali Berishën”. Por nuk zgjati shumë “dashuria amerikane e Berishës”, pasi me vjedhjen e votave me banda në 1996, të atyre qëndrore dhe lokale, SHBA u distancua nga ai.

Vitet rrodhën, dhe demokracia shqiptare mbeti sërisht e “brishtë”, edhe pse bota demokratike ka ecur shumë përpara, në konceptin e funksionimit të shtetit ligjor. Në 34 vite tranzicion, politika shqiptare është dominuar më shumë nga servilët dhe të pazotët, nga ata që në takime me homologët ulnin kurrizin dhe kokën, se nga ata që si dinjitozë, tregonin se ishin të barabartë me cilindo, në Bruksel, Paris, Berlin, apo Washington.

I vetmi politikan që ka treguar krenari, dinjitet, dhe aspak inferioritet në të gjitha tryezat dhe takimet me homologët e tij europianë dhe amerikanë, mbetet Edi Rama. Ai i tregoi shqiptarëve, se edhe një vend i vogël sa yni, edhe një kryeminister i një vendi të vogël, qëndron dhe prezantohet me aq dinjitet, sa kryeministrat e vendeve të BE. Edi Rama, ka treguar  dhe vazhdon të na tregojë, se di  të imponohet, kur është fjala për kauza të drejta të Shqipërisë.

Ai mbetet politikani që e nisi me “inat” bërjen nga e para të shtetit ligjor, e nisi me po aq “inat” edhe procesin e integrimit të vendit në BE. Dhe ja ku jemi sot. U hapën negociatat, dhe Shqipëria, brënda 2030, ngre flamurin e saj në BE. Dhe këtë e bëri, jo politikani servil, jo politikani i paaftë, jo politikani inferior para çdo kryeministri, kancelari  apo politikani  tjeter në BE.

Transformimi  qelizor i Partisë Socialiste, mbetet ide dhe vepër e Edi Ramës. Lideri jep shembullin e tij, dhe përçon mesazhin e duhur deri në bazë. Kjo ka bërë që Edi Rama, ta ketë të sigurtë edhe mandatin e katërt qeverisës. Shqiptarët nuk duan më politikanë që mbushin selitë e partive me fotot e tyre me “ish-kancelarë, ish-presidentë, dhe ish-kryeministra”. Shqiptarët nuk duam më politikanë, që shajnë në shqip dhe gjuhë të huaj, vendin e tyre, apo dhe bëjnë thirrje për “mosinvestim dhe mosintegrim të vendit në BE”.

Servilizmi i Berishës, (apo dhe aleatëve të tij të molepsur) arrin deri atje, sa lidhin fitoren e Trump SHBA, apo dhe CDU-së në Gjermani, me “fitoren e PD në Shqipëri”. Berisha e ka mbështetur fushatën dhe propogandën e tij, në telegramet dhe ftesat e marra nga ndonjë ish-deputet i dalë në pension , apo dhe nga intervistat e Arben Ahmetajt. Servilizmi dhe pazotësia, janë virtyte që yshtin gjithmonë një politikan të mbijetojë, por jo të fitojë pushtet.

Next Post
Leka: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt, ja kush është shqetësimi i perëndimorëve

Integrimi në BE, Rama: Jemi në një pozicion që shumëkush në rajon do të donte të ishte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com