• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau në 2016, kush është fieraku që tentoi të arratisej me identitet të rremë

by Java News
24/10/2017 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e ndodhur në Mbrostar në janar të vitit 2016, ka rikthyer në vëmendje hakmarrjen midis dy fiseve Binjaku dhe Kastrati në Fier. Arkivat hetimore tregojnë se nisja e konfliktit daton në vitin 1994 kur ndodhi vrasja e një pjesëtari të Kastratëve. Atëkohë dyshimet ranë mbi Binjakët, por ngjarja nuk u zbardh. Më vonë në vitin 2000 një tjetër pjesëtar i Kastratëve u vra. I dyshuar ishte dikush nga ky fis thotë policia, por edhe kjo ngjarje u arkivua e pazbardhur.

Atentati në Mbrostar i realizuar nga grupi prej pesë personash, për hetuesit duket se ka për motiv këtë sfond kriminal. Aty u vra Denis Kasaj dhe u plagosën Klement Kastrati, i cili ishte objektivi dhe Elton Margariti.

Mbrëmjen e së mërkurës për ngjarjen u vendos në pranga Ylli Nazëraj. Policia e Fierit publikoi momentet e shoqërimit të tij në komisariat si dhe shpalljen në kërkim të Ermal Binjakut si autor të vrasjes.

Në atë kohë, u tha se Binjaku kishte marrë informacion se ndaj tij do të kryehej një atentat nga fisi Kastrati, dhe për këtë arsye me ndihmën e arrestuave Ylli Nazërajt, Ilir Memushajt dhe Florian Bushi, ai përgatiti përgatiti atentatin e Mbrostarit. Në atë kohë 33-vjeçari Bushi mbante detyrën e agjentit të SHISH deri në 21 janar 2016, ditë kur u prangos.

Duke faktuar rolet e të gjithë personave të arrestuar, Prokuroria sqaronte se Florian Bushi siguronte informacion për lëvizjen e Klement Kastratit objektiv i sulmit, por që vetëm u plagos në 8 janar.

Këto informacione i kalonin nëpërmjet telefonit Ilir Memushajt, i cili ia dërgonte më pas Ermal Binjakut. Ndërsa roli i Ylli Nezeraj është se ka ndihmuar Ermal Binjakut dhe Ilir Memushajn.

Makina e Memushajt ka qëndruar 3 ditë e parkuar në biznesin e Nezërajt. Ndërsa natën e ngjarjes nga këqyrja e qelizave të teleonit të tij, ka rezultuar që ai të ketë qënë vetëm pak metra larg vendin ku mbeti i vdekur Kasa, dhe u plagosën Klement Kastrati dhe Elton Margariti.

Pas ngjarjes, Ermal Binjaku u shpall në kërkim, dhe arrestimi i tij u bë i mundur mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate. Ai po tentonte të kalonte në pikën e kalimit të Kakavijës me identitet të rremë.

Shpallja në kërkim e Ermali Binjakut për vrasjen e Mbrostarit, ka rikthyer në vëmendje hakmarrjen midis dy fiseve Binjaku dhe Kastrati në Fier.

a.ç

 

 

 

Next Post
VIDEO/ Penalltia spektakolare që nuk duhet humbur dhe portieri më i dështuar

VIDEO/ Penalltia spektakolare që nuk duhet humbur dhe portieri më i dështuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

November 13, 2026
Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

November 13, 2026
Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

November 13, 2026
Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

November 13, 2026
Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

November 13, 2026
Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

November 13, 2026
Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Sikur Rama të merrej me kazanin?

November 13, 2026
Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In