• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votova për “bukën e gojës…”

by Ardi Stefa
09/11/2025 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Në tavolinën ngjitur dy mesoburra po pinin kafe, pasi kishin votuar.

“Votove?”,-pyet njëri.- “Kë?”

“Votova për bukën e gojës!”- iu përgjigj me zë të ulët shoku duke parë me mosbesim rreth e qark.

Kjo është ndoshta fjalia më e trishtë dhe më e zakonshme që dëgjohet pas çdo palë zgjedhjesh në Shqipëri.

“Votova për bukën e gojës”, “për vendin e punës”, “se më ndihmuan”, “se do më ndihmojmë”, “më kanë premtuar”…

Në thelb, është rrëfimi më i sinqertë i një robërie që s’ka nevojë për pranga e zinxhirë, mjafton varfëria, frika, varësia. Një votë e dhënë për bukën e gojës, për vendin e punës, nuk është votë e lirë; është shitje e dinjitetit, është treguesi më i qartë i kulturës sonë demokratike, i varfërisë sonë shpirtërore, shoqërore, ekonomike, i nënshtrimit tonë. Është justifikimi i një shoqërie që ende nuk e ka kuptuar se buka e sotme, e marrë si lëmoshë, është uria e nesërme.

Nuk ka rëndësi nëse vjen nga POZITA apo nga OPOZITA; është gjithmonë e njëjta histori, i njëjti mekanizëm varësie, i njëjti turp i ricikluar pas çdo zgjedhjeje. Disa e përdorin për ta justifikuar blerjen e votës, të tjerë për të arsyetuar dorëzimin e tyre. Por në thelb, të dyja palët ushqehen nga e njëjta plagë: varfëria, frika dhe mungesa e shpresës.

Kur vota shitet për një vend pune, pushteti që del nga ajo nuk është më i lirë, është peng i atyre që e blenë, i atyre që e mbajnë gjallë përmes varfërisë sonë. Një pushtet që ngrihet mbi vota të frikësuara e të blera, nuk mund të jetë kurrë i drejtë, i ndershëm apo për qytetarin. Është pushtet që administron mjerimin si kapital politik.

Një votë që lind nga frika, nuk mund të prodhojë liri, as progres. Një pushtet që ndërtohet mbi varfërinë e qytetarëve, nuk ka interes ta zhdukë, përkundrazi, e mban gjallë si mjet kontrolli.

Vota është akt dinjiteti, jo shpërblim. Në çastin që e kthen në favor, ke pranuar të mos jesh më qytetar, por klient. Dhe klientët nuk kërkojnë llogari, presin “qerasjen e radhës”, ndonjë thërrime.

Dhe plotësohet rrethi vicioz: pushteti fiton jo me meritë, por me shfrytëzim. Më pas, ai siguron që varfëria të vazhdojë, që në zgjedhjet e ardhshme të ketë sërish “klientë” për të blerë. Në këtë mënyrë, liria politike zëvendësohet me një marrëdhënie vasaliteti.

Një votë e tillë nuk është zë, është heshtje. Nuk është zgjedhje, por dorëzim. Dhe një pushtet që del nga një votë e tillë nuk është legjitim, sepse s’buron nga ndërgjegjja e lirë e qytetarit, por nga varësia e tij ekonomike. Ai është pushtet i frikës, jo i besimit.

Pozita e bën për ta mbajtur pushtetin.

Opozita e bën për ta marrë.

Të dyja investojnë te frika dhe e bëjnë në kurriz të një qytetari që s’ka më as fuqi, as zë, as dinjitet!

Pushteti që lind nga një votë e blerë, do të sundojë me çmimin e asaj vote: me bukë të thatë dhe me liri të munguar.

Ndaj, ndoshta nuk duhet votuar më për bukën e gojës e për lëmoshë, por për dinjitet. Që buka të mos jetë më arsye për t’u nënshtruar!

Next Post
Agim Nesho entuziast për pjesëmarrjen e ulët në votime: Populli, protestë ndaj Ramës nga shtëpia!

Agim Nesho entuziast për pjesëmarrjen e ulët në votime: Populli, protestë ndaj Ramës nga shtëpia!

Comments 1

  1. Lili says:
    4 months ago

    Një analizë korrekte deri në perfeksion Faleminderit shumë.Ri je mik i vërtetë i popullit të varfër shqiptar

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In