• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votohet ligji i amnistisë/ Murrizi: E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi. Braho: Të lirohen të gjitha gratë

by Java News
22/01/2020 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është miratuar në parim nga komisioni i sigurisë projektligji për amnistinë i propozuar nga qeveria që u jep mundësinë 164 personave të fitojnë lirinë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh në këtë komision se jo të gjithë mund të përfitojnë nga amnistia, kryesisht kur bëhët fjalë për kryerjen e krimeve të rënda.

Por gjatë diskutimeve ka pasur edhe debate. Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi, njëherazi edhe nënkryetar i Kuvendit tha se nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet duke akuzuar maxhorancën se e ka ndryshuar kodin penal ‘si i do qejfi’.

“Do ishte mirë që amnistia të bëhej para vitit të ri. Nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet e qeveri. E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi. Do dënoni ‘Zogun e Tiranës’, e keni përdorur për vota”, tha Murrizi duke iu drejtuar deputetes socialiste Ermonela Felaj.

POr ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj paraqiti sot para deputetëve të Komisionit të Sigurisë detaje nga projektligji.

“Nga ligji për dhënie amnistie përfitojnë 164 të dënuar, 141 janë meshkuj dhe 22 janë gra dhe 1 i mitur. Kjo si shifër i referohet të dhënave të marra ditën e martë”,- theksoi Gjonaj.

Ajo tha se qeveria në hartimin e projektligjit “Për Dhënie Amnistie” ka qenë e kufizuar në përcaktimin e kategorive, duke qenë strikte sa i takon kategorive të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë.

Deputeti Braho, i pranishëm në këtë komision shprehu qëndrimin e tij në mbrojtje të amnistisë, duke theksuar se amnistia si fenomen është tregues i një shteti të fortë. Në lidhje me draftin e propozuar, Braho tha se ky draft nuk shpreh amnisti, por falje.

“Sa i përket këtij drafti nuk është aministi por falje, pasi kur nga 5400  lirohen 164, nuk ka amnisti. Amnistinë e bën Kuvendi. Unë jam për amnisti. Drafti juaj është njëlloj me amnistinë e vitit 2016, vetëm se keni hequr 2 dispozita. Ne duhet të jemi më humanistë me gratë dhe moshat e reja dhe të tëra gratë duhet të dalin nga burgu. Gruaja edhe kur vret, vret nga halli, edhe kur bën vetëgjyqësi e bën nga halli. Gruaja lë familjen, lë fëmijët. Pse i mbani në burg moshat e reja? Ai shtet që bën amnisti është shtet i fortë, jo i dobët. Nuk trembet shteti nga ata që amnistohen a dalin nga qelitë”, u shpreh Braho.

g.kosovari

Next Post
Matësit e rinj/ OSHEE sqaron qytetarët pas protestës dhe i përgjigjet PD-së: Si do sistemohen faturat e energjisë

Matësit e rinj/ OSHEE sqaron qytetarët pas protestës dhe i përgjigjet PD-së: Si do sistemohen faturat e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In