• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votohen ndryshimet në qeveri, Opozita braktis Kuvendin, Basha: Duam debat!

by A R
16/01/2019 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

76 deputetë të mazhorancës kanë votuar sot dekretet për largimet dhe emërimet e reja në kabinetin Rama.

Ndërkohë, emri i ministrit të Jashtëm mbetet ende peng i presidentit Ilir Meta.

Pas ngërçit me Gent Cakajn, kryeministri Rama mori përsipër ta drejtojë ai vetë diplomacinë.

Por Presidenti nuk është shprehur ende me dekret për këtë propozim, duke lënë në detyrë Ditmir Bushatin.

Emrat e rinj në kabinet, Taulant Balla i ka cilësuar si mandat historik për të çuar përpara reformat.

Ndryshimet në qeveri:

Ikën Senida Mesi – Erjon Braçe zgjidhet zv. Kryeministër
Ikën Ditmir Bushati – (Pritet dekreti i presidentit)
Ikën Arben Ahmetaj – Vjen Anila Adenaj 
Ikën Damian Gjiknuri – Vjen Belinda Balluku
Ikën Lindita Nikolla – Vjen Besa Shahini
Ikën Mirela Kumbaro – Vjen Elva Margariti
Ikën Niko Peleshi – Vjen Bledi Çuçi
Ikën Sonila Qato – Vjen Eduard Shalësi
Hapet Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Elisa Spiropali

***

Ndërsa Kreu i Kuvendit ka konfirmuar pjesëmarrjen e 76 deputetëve të mazhorancës në sallë, opozita në shenjë revolte ka pushtuar foltoren.

Më pas deputetët e opozitës kanë dalë nga salla ndërsa i vetmi që ka folur ishte deputeti Sali Berisha.

Berisha ka qëndruar në foltore, por pa mikrofon.

Nga ana tjetër, kreu i PD ka folur jashtë sallës duke u shprehur se opozita kërkon debat parlamentar.

“Ne duam të shpalosim qëndrimin tonë për kukullat e oligarkëve që do të bëhen ministra me firmën e Ramës. Opozitën po e pengon të marrë fjalën një hajdut psiqik” – tha Lulzim Basha.

Ai u shpreh se Shqipëria kishte një qeveri në koma, ndërsa sot ka një qeveri të vdekur.

“Jemi në një gjendje emergjence kombëtarë. Për herë të parë nga koha e Enver Hoxhës, kryeministri mban edhe postin e Ministrit të Jashtëm. Faturën e sjelljes pa dinjitet si Pali Miska dhe Lenka Çuko, e paguajnë sot qytetarët” – tha Basha jashtë sallës së Kuvendit.

***

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot sesionin e jashtëzakonshëm, e kërkuar nga Kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për dekretet e shkarkimit dhe emërimit të disa ministrave, ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi lexoi rendin e ditës.

I pari fjalën e kërkoi Edmond Spaho, i cili ka kërkuar debat për ndryshimet në qeveri.

Kreu i Grupit të PD tha se opozita nuk ka pretendime për mënyrën e votimit, por për emrat e ministrave të rinj.

Ndërkohë që LSI kërkoi të bëhet publike lista e diskutantëve që kanë paraqitur kërkesën për të folur pasditen e së mërkurës.

Nga ana e tij, Taulant Balla mori fjalën i pari në foltore, veprim ky që u kundërshtua nga Spaho.

Në votimin e sotëm pritet të formalizohet emërimi i ministrave të rinj dhe zv.Kryeministrit, me përjashtim të ministrit të Jashtëm, për të cilin presidenti Ilir Meta nuk është shprehur ende.

/a.r

Next Post
Largimi i emigrantëve, euro forcon pozitat ndaj lekut

Leku, pozitë dominuese ndaj valutave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In