• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi për Alibeajn, dëshmia e impotencës politike të Sali Berishës

by Ylli Pata
01/09/2022 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Votimi i gruput të deputetëve për të rikonfirmuar Enkelejt Alibeajn nuk ishte gjë tjetër veçse zhvillimi më i rëndësishëm politik brenda opozitës. Ndërsa Sali Berisha, hezitoi jo vetëm të fuste grupin për shprehet për të, pjesa tjetër nuk vonoi dhe qartësoi realisht një skenë, e cila deri tani ka qenë paksa e paqartë.

Nga ky votim mund të thihet se 28 deputetë të PD-së i kanë thënë “Jo” qëndrimit të Berishës për të vendosur dhunshëm Luçiano Boçin kryetar grupi. 28 deputetë të PD-së, sipas të gjitha gjasave nuk do të votojnë për të regjistruar Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së.

Prej kësaj vote, Berisha, nuk ka sesi të avancojë legalizimin e tij si anëtar i grupit parlamentar pas nisjes së sezonit. Njerëz të Foltores, kanë bërë të ditur se Berisha do ta shmangë këtë çështje duke e lënë varur, pasi nuk synon të përplasë njrëzit brenda PD-së. Por regjistrimi i tij është thelbi i identitetit të tij politik. Nëse Sali Berisha nuk do të bëhet anëtar i grupit të PD-së, atëherë ai nuk është më pjesë e selisë blu, edhe pse mban të “xanun” një pjesë të selisë qendrore. Ndërkaq, deputetët që nuk kanë marrë pjesë në votim, përbëjnë grupe interesi të ndryshme. Përshembull kalimi i Xhelal Mziut dhe Zef Hilës, dy politikanë lokalë me fuqi elektorale në zonat e tyre, është një zhvillim pragmatist, që u nxitën nga fitorja e Bardh Spahisë në Shkodër me 6 mars. Të dy kanë një elektorat përgjithësisht radikal në Kamëz, Paskuqan, Bushat, e në bashkinë e Vaut Dejës që ka brenda Bushatin, një bastion të hershëm të PD-së, ku mendojnë se mund të përsërisin eksperimentin e 6 marsit në Shkodër, duke pasur natyrisht edhe mbështetjen e LSI-së. Megjithëse si në Kamëz ashtu edhe në Vau Dejës partia e Ilir Metës nuk se ka marrë rezultate të rëndësishme në zgjedhjet e zhvilluara në vend.

Ndërkaq, Grida Duma dhe Ervin Saljani, i përkasin “grupit të zjarrit”, pasi synonin të përfitonin një pozitë të rëndësishme duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim bashës, duke marrë kështu izmin e Berishës për të qenë njerëzit që duan të bashkojnë PD-në. Por Berisha nuk afroi as njërin as tjetrin, edhe pse nuk kundërshtoi punën e tyre në zonat ku kishin mbështetës. E si pasojë asnjëri prej tyre nuk ju bashkua partisë së Berishës, e sot nuk janë as te Alibeaj e as te Berisha. Tomor Alizoti, ashtu si Grida Duma mendoi se duke sulmuar Bashën do të marrë gjthashtu mirënjohjen e doktorit, pork y i fundit e ka vetëm pjesë të Këshillit Kombëtar. Ndërkaq, deputetja Greta Bardeli, ka shprehur qartë më 2 prill se nuk do të jetë pjesë e grupeve por e një PD të Bashkuar. Ajo, kur të gjithë e mendonin si pjesë e partisë së Berishës, nuk mori pjesë në mbledhjen themeluese.

E ky zhvillim është sipas të gjtiha gjasave final, e tregon një stacion politik të opozitës shqiptare. Të paktën 28 deputetë sot nuk janë me Sali Berishën, edhe pse kërkojnë të kenë marrëdhënie normale me deputetët e tjerë që janë në krah të tij. Ndaj cilësimi siç bëjnë mediat kryesore në vend të Sali Berishës si kryetar i PD-së, nuk është aspak normal, pasi Berisha nuk e ka PD-në as ligjërisht, as me numër degës e anëtarësh, por as deputetësh. Thjesht ka arritur të çajë Partinë Demokratike e të marrë një pjesë të saj…

Deputetët që kanë konfirmuar mos ndryshimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, duke rikonfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit:

1. Merita Bakiu

2. Salaudini Jakupllari

3. Andia Ulliri

4. Enkelejd Alibeaj

5. Jorida Tabaku

6. Gazment Bardhi

7. Flutura Açka

8. Helidon Bushati

9. Ferdinand Xhaferri

10. Eralda Bano

11. Saimir Korreshi

12. Dashnor Sula

13. Lefter Geshtenja

14. Agron Gjekmarkaj

15. Zheni Gjergji

16. Kastriot Piroli

17. Dhurata Cupi

18. Bledion Nallbati

19. Ramadan Likaj

20. Ilda Dhori

21. Kreshnik Collaku

22. Orjola Pampuri

23. Flamur Hoxha

24. Arbi Agalliu

25. Emilja Koliqi

26. Alfred Rushaj

27. Fatjon Veizaj

28. Lulzim Basha

Nuk kanë shprehur qëndrim për shkak se nuk kanë qenë në mbledhje deputetët:

1. Tomor Alizoti

2. Grida Duma

3. Ervin Salianji

4. Zef Hila

5. Greta Bardeli

6. Lindita Metaliaj

7. Xhelal Mziu

Next Post
“Kemi dokumente”/ Numri dy i partisë së Metës sulmon Autoritetin e Dosjeve: Jeni bërë si portal shtesë i Kryeministrit

"Kemi dokumente"/ Numri dy i partisë së Metës sulmon Autoritetin e Dosjeve: Jeni bërë si portal shtesë i Kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In