• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimi elektronik, Basha: Nuk e duan, sepse kanë investim të madh te droga

by Java News
17/10/2016 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga qyteti i Korçës, kryeopozitari Lulzim Basha akuzoi kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama se deri tani nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe se me të në pushtet nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira. Në bashkëbisedim me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë, Basha theksoi se zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s’ua thonë vetëm demokratët, s’ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota. Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, tha Basha.

Kleanth Caushi, anëtari më i ri që iu bashkua PD-së, theksoi se të rinjtë e Korçës janë kthyer në përdorues masiv të hashashit, se si vendin e të arsimuarve në administratë e zënë persona me precedentë kriminalë.

“Ka shumë të rinj të FRESSH dhe të PS që janë shumë të zhgënjyer me këtë qeveri dhe nëse ju më pranoni në familjen tuaj do të isha shumë mirënjohës”, tha ai. Ndërsa Basha shtoi se: “Besoj se flas në emër të gjithësecilit prej jush kur them mirë se vjen në PD. Të falenderoj për kurajon, të përgëzoj për qartësinë dhe për vendosmërinë me të cilën shprehe vendimin tënd për t’iu bashkuar PD. Kjo është zgjedhje e natyrshme e qytetarisë. Qytetaria pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta pranojë krimin, nuk mund të pranojë drogën, nuk mund të pranojë drogimin e shqiptarëve, drogimin e fëmijëve të tyre si një alternativë me symbyllur, nuk mund të pranojë helmet, nuk mund të pranojë turpet, nuk mund të pranojë varfërinë dhe mashtrimin kokëulur”.

BW/d.i.

 

Next Post
Gecaj, qeverisë serbe: Ligjin për ‘Trepçën’ e bëmë vetë

Gecaj, qeverisë serbe: Ligjin për ‘Trepçën’ e bëmë vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Rikthimi i SHISH-it në politikë si banalitet

September 24, 2026
Mashtroi një person dhe i mori mbi 6 mijë euro, arrestohet 54-vjeçari

Policia aksion në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

September 24, 2026
Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

Zjarr në zonën e Zadrimës, flakët dhe tymi pranë aksit Lezhë-Shkodër vështirësojnë dhe qarkullimin e mjeteve!

September 24, 2026
Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)

Vuçiç sulmon Kosovën në OKB: Do të mbrojmë integritetin territorial, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 (VIDEO)

September 24, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Shqipëria rritet, por ngadalë, BERZH parashikon PBB 3.5% edhe për vitin e ardhshëm!

September 24, 2026
Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

September 24, 2026
Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

September 24, 2026
Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

September 24, 2026
Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com