Votat preferenciale nga diaspora, Celibashi jep detaje: Edhe 50 mijë fletë votimi për t’u numëruar, rreth 2 mijë rezultuan të pavlefshme

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se janë edhe 50 mijë fletë votimi për t’u numëruar nga diaspora. Ai tha se kompania postare DHL janë dorëzuar 201 956 zarfe në KQZ. Janë vlerësuar 201 795 fletë votimi, nga të cilat 199 824 kanë rezultuar të vlefshme ndërsa 1971 të pavlefshme.

“201 795 numri i fletëve të votimit të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë të pavlefshme. Për ta kuptuar më qartë janë 201 795 votues nga jashtë. Pra po të vëreni dhe ta konstatoni pasi të mbarojmë bashkëbisedim nga numri total i zarfeve postarë të mbërritur në KQZ, janë 110, janë shqyrtuar 95 apo 98, ka kuptim logjik. Nga kjo e tërë e shqyrtuar kanë rezultuar numër pak më i vogël fletësh votimi që iu janë nënshtruar procesit…dhe tani po vazhdon vlerësimi i fletëve të votimit për kandidatët. Këto fletë votimi janë duke u rivlerësuar vetëm për kandidatët. Janë përjashtuar fletët e votimit që ka vota vetëm për partitë politike, dhe po vlerësohen vetëm ata që kanë pasur votë për kandidatët.”, u shpreh Celibashi.

I pyetur për kërkesën që kanë paraqitur disa kandidatë, të cilët pretendojnë vjedhje votash, për të parë pamjet filmike gjatë numërimit, ai tha:

“Nëse një parti politike apo koalicion, iu kemi thënë që gjithsecili prej këtyre subjekteve mund të tërheqë në KQZ pamjet filmike. Nëse nuk i siguron dot për arsye të ndryshme, KQZ  ua vë në dispozicion çdo kandidati. Unë e di se çfarë duhet të ndodhë por nuk dua të ndërhyjë në kompetencën e njërit apo tjetrit. Rinumërimi nuk ka të bëjë me komisionerin shtetëror. Nuk dua të jap një përgjigje për këtë gjë. Është njësoj si te jem gjyqtari i shkallës së parë dhe të them se çfarë do të bëjë Apeli”, u shpreh Celibashi.

Akuzave për manipulim të procesit të diasporës, ai u përgjigj duke thënë se sa i përket administrimit të KQZ nuk ka pasur asnjë shkelje.

“Nëse verifikohen shkelje të ligjit dhe ndikojnë në rezultat çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm. Me siguri të plotë them se çfarë ka administruar KQZ me këtë proces ka prodhuar integritet të plotë të paktën për atë segment dhe kompetencë të KQZ. Ngelet diskutimi se si votuesit nga jashtë kanë votuar, por në momentin që gjithsecili prej tyre ka vendosur fletën e votimit në zarfin përkatës, asnjë gjë s’e ka cenuar integritetin e procesit zgjedhor. Më shumë akoma në ambientin ku zhvillohet procesi i numërimit të votave. Nga ana tjetër, ka të drejtën e vet për të kërkuar dhe sqaruar çdokush që ka pretendimet për këtë proces. Kemi përgjigje për çdo pyetje të mundshme. “, shtoi Celibashi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com