• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votat dhe pisllëku

by Enver Robelli
19/03/2025 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendin, siç po shihet, e ka mbuluar pisllëku. Por duket se populli dhe sidomos politikanët kanë filluar të ndiejnë njëfarë ngrohtësie nga balta dhe ndyrësirat. Madje, zhurma e sharrave që po i kositin pyjet e Kosovës (natyrisht, ilegalisht) po përjetohet si muzikë klasike e Koncertit të Vitit të Ri të Vjenës. Edhe zhurma e kamionëve që po transportojnë zhavorrin, që po nxirret brutalisht (dhe, natyrisht, ilegalisht) nga lumenjtë e Kosovës, po përjetohet si cicërimë zogjsh në pranverë

Nge Enver Robelli

1.

Shumë njerëz fluturuan së fundi nga gëzimi pasi që kryetari i VV-së ka marrë “më së shumti vota në historinë e Kosovës”. Përtej faktit se gjithmonë varet nga momenti kur fillon historia (dhe për këtë mund të ketë këndvështrime të ndryshme), çështja thelbësore është: Çfarë ka ndërmend të bëjë VV me këto vota? Të qeverisë apo të krekoset duarkryq për 4 vjet, duke iu referuar “votës së sovranit”?
Votat duhet të përkthehen në punë. Puna është: ta pastrosh Kosovën nga bërlloku, nga pisllëku, nga mbeturinat, t’i pastrosh lumenjtë, të përmirësosh infrastrukturën dhe cilësinë e arsimit, të vendosësh rregull në planifikimin hapësinor, të aplikosh standarde të larta për mbrojtjen e ambientit, të zhvillosh ekonominë, të ndërtosh një sistem shëndetësor funksional. Ekziston një fjalë për të gjitha këto punë – quhet: qeverisje! Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, folja “qeveris”, do të thotë: “Drejtoj veprimtarinë politike dhe administrative të një shteti, duke ushtruar pushtetin ekzekutiv dhe urdhërdhënës; udhëheq nëpërmjet organeve të qeverisë. Qeveris vendin”.

Vendin, siç po shihet, e ka mbuluar pisllëku. Qëmoti. Por duket se populli dhe sidomos politikanët kanë filluar të ndiejnë njëfarë ngrohtësie nga balta dhe ndyrësirat. Madje, zhurma e sharrave që po i kositin pyjet e Kosovës (natyrisht, ilegalisht) po përjetohet si muzikë klasike e Koncertit të Vitit të Ri të Vjenës. Edhe zhurma e kamionëve që po transportojnë zhavorrin, që po nxirret brutalisht (dhe, natyrisht, ilegalisht) nga lumenjtë e Kosovës, po përjetohet si cicërimë zogjsh në pranverë.

2.

Banka Botërore e përshkruan Kosovën si “burimin më të keq punktual të ndotjes së mjedisit në Evropë”. Kjo vërehet edhe në numrin e lartë të të sëmurëve nga lloje të ndryshme të kancerit. Kjo vërehet edhe te numri i atyre që vuajnë nga sëmundje të tjera të rrezikshme, sidomos në Prishtinë, ndër qytetet me ndotjen më të madhe në Evropë.

Nuk është vetëm menaxhimi i dobët pasojë e kësaj gjendjeje alarmante. Jo për çdo të keqe janë fajtore institucionet. Ekziston diçka që quhet përgjegjësi qytetare. Nëse mbeturinat hidhen nën shkallët e ndërtesës kolektive të banimit, kjo ka të bëjë me mungesën e kulturës elementare. Nëse nëpër rrugë qarkullojnë vetura që nuk i plotësojnë standardet minimale të mbrojtjes së ambientit, ky është jo vetëm problem shoqëror, por edhe politik. Madje, problem i madh.

Por, ku të gjenden politikanët në të gjitha nivelet që janë të vetëdijshëm për këtë gjendje alarmante? Ku të gjenden njerëzit që nuk i durojnë përrallat e politikanëve për gjeopolitikën botërore dhe kërkojnë punë e përgjegjësi nga secili që pranon post publik? Ndërsa moçali i mbeturinave ia zë frymën një shoqërie, ndërsa disa pjesë të Kosovës po bëhen të pabanueshme, sporti kryesor publik janë ngatërresat, sharjet, polarizimet dhe rivalitetet brutale.

Sa i përket kancerit: në Kosovë nuk realizohen matje për nivelet e radonit, një gaz radioaktiv që është shkaktari i dytë i kancerit të mushkërive. Në Ministrinë e Mjedisit thonë se mungojnë pajisjet dhe stafi për ta realizuar matjen (kështu raportoi KOHA më 16 shkurt 2025). 2 mijë raste të reja me kancer paraqiten çdo vit në Kosovë, ndërsa problem mbetet diagnostikimi i vonuar dhe mungesa e programeve të skriningut – ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Ditën Botërore Kundër Kancerit, raportoi Kallxo më 4 shkurt 2025. Kosova është ende pa një program kombëtar për kontrollin e kancerit. Ministria e Shëndetësisë nuk e ka përfunduar ende draftin e këtij programi, ndonëse puna për përpilimin e tij ka filluar disa vite më parë – kështu njoftonte KOHA më 20 tetor 2024.

3.

Para disa javësh, një gazetë e rëndësishme e Zvicrës citonte një zyrtar të Komunës së Prishtinës. Ai thoshte: qytetit i duhen 50 kamionë për të transportuar mbeturinat, por, sipas tij, aktualisht funksionojnë vetëm 5! Kjo ndodh në një qytet që gjatë ditës ka deri në 300 mijë banorë. “Na mungojnë kamionë, na mungojnë kontejnerë, na mungon gjithçka”, thoshte zyrtari i shqetësuar.

Në 16 vjetët e fundit, kryeqytetin e kanë qeverisur 8 vjet LDK-ja dhe 8 vjet VV-ja. Dhe problemi i pisllëkut nuk është zgjidhur. Pisllëku është mes këmbëve dhe në mushkëritë e njerëzve që jetojnë në Prishtinë. Ndërkohë, në rrjetet sociale shfaqen ngatërresat e radhës me sharje vulgare në një “studio televizive”. Pas kësaj, “lexuesit” fillojnë një “debat” të nivelit të lartë intelektual. Njëri shkruan: “Mirë ia bëre qenit, sepse ai është me Serbi”, tjetri: “Mirë ia bëre filan partisë, sepse ata krejt punojnë për Serbi”. E gjithë kjo në vitin e 26-të të çlirimit të Kosovës, kur – duhet përsëritur – duhma e bërllokut të zë frymën e të neverit. “Prishtina metropolitane”, ka qenë dikur një slogan. Në përkthim, i bie: Prishtina ndyrësirëhane!

Next Post
“Akuzohem për 360 mijë lekë të vjetra”/ Ish-kryebashkiakja e Libohovës reagon pas dënimit nga GJKKO: Duan të më njollosin emrin

Ish-kryebashkiakja e Libohovës shmang burgun, Apeli e lë në shërbim prove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In