• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arjan Vasjari/ Vota unanime që turpëron Parlamentin dhe Reformën 

by Aalison Pearse Stevens
22/07/2016 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A mund të konsiderohet si sukses demokratik një reformë që nuk prodhon të pakënaqur mes atyre që e votojnë? A mund të jetë votimi për një reformë vetëm “pro”? Për një ligjësi politike universale është thuajse e pamundur. Një reformë ka si aspiratë dhe bëhet kryesisht për të prodhuar pasoja, prekur interesa, hequr privilegje, tronditur klientela, rrëzuar statusquo e kështu me rradhë. Sot pas mesnate, përmes një votimi totalitar, të denjë për kualitetin e tij, parlamenti votoi një nga reformat më traumatike të njëzetepesë viteve demokraci por, që cuditërisht i bëri të gjithë të gëzuar. Ligjësia politike e përbotshme nuk u vërtetua në Shqipëri dhe, nga tani, ne duhet të besojmë se, asnjë pasojë nuk është prodhuar, nuk është prekur asnjë interes, nuk është hequr asnjë privilegj, nuk është tronditur asnjë klientelë dhe nuk është rrëzuar asnjë statusquo!!! Njëqindedyzet vota pro, nuk lënë vend për dyshim mbi këtë ekstazë pa efekte anësore! Reforma në drejtësi ka prodhuar parti parlamentare të lumtura dhe njëqindedyzet parlamentarë edhe më të lumtur! Libido plebishitare s’ke c’thua!

Për një qytetar mesatar, i cili shikon mesatarisht gjysëm ore lajme në ditë dhe që e ka ndjekur mesatarisht gjysëm ore në muaj betejën “e përgjakshme” tetëmbëdhjetë mujore të reformës në drejtësi, ajo cfarë tregoi parlamenti me votën unanime për reformën, është në fakt asgjë më shumë se ajo cfarë  mendon për parlamentin cdo qytetar: që është një strehë e turpit dhe frustrimit intelektual! Një strehë depersonalizuese ku, partitë ushtrojnë me leje, diktat mbi ligjvënësin, mbi moralin e tij dhe mbi të gjitha mbi vetëdijen e tij politike. Eshtë tmerrësisht e vështirë që për një reformë kaq të thellë shtetformimi, të gjesh një rast të ngjashëm në historinë moderne ku të gjithë ligjvënësit, absolutisht të gjithë, të votojnë njësoj. Ku nuk egziston qoftë edhe një i vetëm që të mendojë ndryshe nga grupi politik dhe të votojë ashtu si mendon, edhe pse gabim, dreq o punë! Jo në emër të një antikonformizmi fals por, në emër të unicitetit të individit racional dhe të mundësisë së një pozicioni dialektik koherent me një ide apo pikpamje. Kronika parlamentare e datës 22 korrik n’a riprodhoi pa retush, foton e një turme të omologuar individësh që votojnë saktësisht njësoj për të njëjtën gjë, për të cilën, me shumë gjasë, shumë prej tyre nuk mendojnë saktësisht njësoj. Dhe jo për “një gjë” cfarëdo por, për një cështje për të cilën tetëmbëdhjetë muaj rresht kanë menduar diametralisht kundër duke mbajtur pezull demokracinë me antagonizmin e tyre, të përligjur ose jo, nuk ka rëndësi. Si është e mundur që të gjithë socialistët, pa përjashtim, votuan një reformë e cila, në fund të ditës, rezultoi një reformë politike dhe jo një reformë ekspertësh ashtu si shefi i tyre kishte premtuar me të drejtë dhe ata e kishin mbështetur me po aq të drejtë. Si ka mundësi që të gjithë demokratët, pa përjashtim, votuan një reformë të cilën, brenda të drejtës së tyre legjitime, ishin betuar se nuk do t’a votonin nëse nuk pranohej, fjala vjen, formula e vendeve të rezervuara apo kushtëzimet e tyre të pafundme? Si nuk u gjend një socialist i vetëm, apo një demokrat i vetëm që në respekt të një kredoje personale politike, filozofike, intelektuale, humane etj., të votonte kundër reformës? Jo në emër të një  karshillëku idiot ndaj shumicës por, për ta legjitimuar këtë të fundit në qendrimin e saj. Sepse në liri janë pakicat ato që bëjnë legjitimimin e shumicave. Reforma u dha shansin ligjvënësve që ta bënin këtë. Mjerisht,nga frika “për të qenë në rregull”, ata zgjodhën të ishin të gjithë shumicë duke turpëruar parlamentin si ngrehinën demokratike primordiale ku diversiteti është institucioni par exellence. Ata zgjodhën të ishin unanim në votë ndonëse divers në mendim!

Por, unanimiteti në votë ishte një fyerje edhe për vetë reformën. Sepse kjo nuk është reforma perfekte të cilën nuk ke sesi ta kundërshtosh. Përkundrazi! Të gjithë e pranuan imperfeksionin e saj por, të gjithë në mënyrë hipokrite e votuan si të ishte reforma perfekte. Mirëpo, duhet thënë fort dhe qartë: në 22 korrik ne bëmë reformën që mundëm dhe jo reformën që duhej! Duhet thënë fort e qartë se, ndërhyrja shtazarake e politikës e dëmtoi seriozisht cilësinë e reformës. Ajo përherë e më shumë i ngjasonte një gazele të shtrirë që kafshohej nga të katër anët nga hijena të pangopura. Duhet thënë fort e qartë se, duhma e sovranistëve batakcinj arriti që të impononte rolin e thjeshtë rekomandues të ndërkombëtarëve ndërkohë që për natyrën e metastazave të sistemit ne kishim nevojë për kirurgjinë e tyre të thellë. Profili i tyre kushtetues do të thotë prani fizike në reformë por, jo domosdoshmërisht garanci për shëndetin e reformës. Duhet thënë fort e qartë se, megjithë sofistikimin e instrumentave ndarës, politika, ndonëse jo si më parë, do të vijojë të ketë pushtetin e saj jo pak influent, në sistemin e drejtësisë. Duhet thënë fort e qartë se, përshkallëzimi i anatemave dhe vrerit ideologjik mbi komunitetin e ekspertëve kurajozë që u morën me reformën, kompleksuan edhe shumë nga mbështetësit e saj të sinqertë të cilët pranuan, thuajse pa rezistencë, që t’ia nënshtronin logjikën e hapur të drejtësisë, logjikës së mbyllur të politikës.

Të gjitha këto janë fakte të hidhura, të njohura dhe të pranuara botërisht rreth reformës. Fakte që askush nuk mund të mos i dinte nga ligjvënësit por që, askush nuk mori përsipër t’i dilte për zot këtë mesnatë. Nuk ka rëndësi që do humbte, nuk ka rëndësi që do ishte në minorancë, nuk ka rëndësi që do etiketohej si antireformator nga “reformistët” surrogato. Rëndësi ka që do ishte i ndershëm me shqiptarët dhe nuk do ta fyente reformën me didaskalinë patetike unanime “sot fillon një kohë e re”.

Padyshim që, kalimi i reformës në drejtësi, megjithë unanimitetin anakronik të votës pro saj, meriton të rregjistrohet si një hap përpara. Këto pak rreshta janë vetëm anamneza pa filtër rreth asaj cfarë shumë e shumë të tjerë mendojnë pa hipokrizi për reformën. Dhe mbi të gjitha, janë konstatimi unanim se, reforma në drejtësi nuk mund të ishte më mirë se kaq, përderisa në përgjithësi, ata që morën përsipër politikisht ta reformojnë atë dhe ata që duhen reformuar të parët, përputhen.

 

 

Next Post

Sam Allardyce emërhet trajner i Anglisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

June 23, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

June 23, 2026
Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Gogu: Reforma në drejtësi duhet të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët. Ja tre prioritetet

June 23, 2026
Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

June 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ta bëjmë Shqipërinë si Dubai

June 23, 2026
Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

June 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Qershor 2026

June 23, 2026
“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

June 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

5 pikat e revolucionit, që harruan “pikën e vogël” të bregdetit

June 23, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In