• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota parlamentare i detyrohet sovranit-popull!  

by Arjan Starova
21/07/2016 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Arian Starova

 

Do të mjaftonte vetëm një analizë e thjeshtë e zhvillimeve të tre muajve të fundit (që prej fundit të marsit, kur u shty për herë të parë afati i miratimit të reformës në drejtësi) për të kuptuar se rruga e vetme në dobi të së mirës së të gjithë shqiptarëve është votimi në Kuvend më datën 21 korrik (nëse nuk arrihet i shumëprituri konsensus PD-PS) i paketës së  reformës në drejtësi.

Megjithëse logjika normale e gjërave do të duhej të kërkonte organizimin e paramenduar dhe të mirëmenduar të një debati të madh publik për një reformë kaq të rëndësishme për demokracinë shqiptare dhe të ardhmen e vendit siç është ajo në drejtësi (të cilën mjerisht as qeveria as opozita nuk e kanë bërë), shqiptarët e kanë bërë atë vetë dhe e kanë bërë me shumë mençuri. E kanë bërë me mënyrat më të larmishme (rrjete elektronikë, komente të shkrimeve, bashkëbisedime televizive, biseda miqësore, grumbullime të vegjël publikë, etj., etj.) duke dëshmuar se sovrani-popull ka folur dhe po flet shumë qartë në mbështetje të reformës dhe, në njëfarë mënyre thuajse ka bërë një referendum mbështetës. Ky sovran po flet madje në një mënyrë të tillë të mençur dhe me aq qartësi sa të gjitha fjalëzimet e ditëve të fundit mbi sovranitetin janë shndërruar në ‘përralla me sovranitet’ të cilat nuk i beson më askush. Dhe kur mendon që kjo ‘përrallë’ vazhdon, atëherë të vjen keq sesi mund të ketë politikanë aq të cekët sa t’i vështrojnë shqiptarët si fëmijë për t’u treguar përralla!? Populli, pra, ka folur dhe kjo është e vërteta e parë e madhe e ngjarjeve të këtyre tre muajve të fundit.

E vërteta e dytë e madhe është se edhe ndërkombëtarët shumë të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë, Sh.B.A dhe B.E. kanë folur dhe po flasim, madje në një mënyrë të tillë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, hapur, pa u lëkundur dhe pa nënkuptime. Si mund të vazhdohet të bëhet politikë pa u turpëruar nga mungesa e arësyes dhe e mirënjohjes duke përsëritur se propozimi i fundit amerikan cënon sovranitetin e Shqipërisë!? Nuk ka nevojë të vazhdosh të shpjegosh se çfarë përfaqëson Sh.B.A. për Shqipërinë dhe shqiptarët se kjo do të ishte një naivitet i padëgjuar kurrë. Prandaj politika që shkon kundër kësaj të vërtete të madhe të marrëdhënieve Sh.B.A.-Shqipëri do të ishte pangurrimisht e gabuar.

E vërteta e tretë madhore dhe për fat të keq shumë e hidhur është se ka dalë në pah një pakicë e politikanëve shqiptarë të cilët kanë frikë nga reforma dhe rrjedhimisht edhe nuk e duan atë duke u përpjekur t’a pengojnë. Sa më e madhe është ndjerë kjo frikë nga reforma aq më e fortë është bërë edhe qëndresa e tyre ndaj ekspertëve të huaj të cilët është menduar që të jenë siguruesit e paanshmërisë së zbatimit të reformës në drejtësi. Megjithatë, gjërat kanë përparuar në një mënyrë të tillë që sa më shumë rritet frika dhe përpjekjet e kësaj pakice aq më qesharakë dhe të pabesueshëm bëhen ata, çka është një çmim pagabueshmërisht i lartë që të nxjerr edhe jashtë politikës. Sa më i madh është kundërshtimi aq më e nevojshme dhe e saktë duket se është paketa e kësaj reforme (të gjitha të tjerat janë përralla ku në vend të gogolit apo kuçedrës përdoret Sorosi, Venecia, sovraniteti, ‘kapja politike’, etj.). Frika vetiake e disa politikanëve, pra, është duke u vendosur mbi interesat tanë kombëtarë. Se cilët janë kundërshtarët e këtyre interesave shpresojmë t’i shohim më 21 korrik (megjithëse më mirë do të ishte të mos i shohim për hir të diçkaje më të madhe). Ndonjëherë, kjo qëndresë politike këmbëngulëse ndaj reformës për të mos pranuar përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë, ka krijuar ndikim të kundërt, duke i shtyrë shumë njerëz të mendojnë se shkeljet ligjore të mundëshme të politikanëve të caktuar janë aq të vërteta dhe të papërfytyrueshme sa po i bëjnë ata edhe më të vendosur për mbështetjen e reformës. Mesa duket është vetë logjika e zhvillimeve të sotme që i shtyn ata në drejt një të menduari dhe të vepruari për t’i thënë njëherë e mirë ndal përdhosjes së demokracisë shqiptare dhe përtalljes me qytetarët shqiptarë.

Unë shpresoj që idhtësia e kësaj të vërtete të tretë të madhe të zhvillimeve të sotëm politikë të mos shtohet më duke i nxitur pakicat politike që t’i vështrojnë dhe përdorin deputetët si ‘kastravecat që tregëtohen me arka’. Sipas Kushtetutës, deputetët janë të lirë dhe mandati i tyre, përpara të gjithave, i përket popullit. Nëse populli me shumicë mbështet reformën, deputeti duhet t’a lerë mënjanë ‘rrjeshtin e partisë’, për më shumë, kur ky rrjeshtim duket qartazi si i paarësyeshëm. Rrjeshti partiak është asgjë përpara sovranit-popull.

Në Kongresin amerikan, sa herë që bëhet fjalë për ligje shumë të rëndësishëm që lidhen me interesat kombëtarë, shfaqet gjithnjë edhe një përpjekje politike bipartiake (e përbashkët, republikane dhe demokrate) për të siguruar votat e nevojshme për miratimin e tyre. Përtej debateve të natyrshëm që zhvillohen në Kongres në raste të tillë, kjo politikë bipartiake ecën e papenguar dhe ligje të tillë miratohen me votat e të dyja partive (edhe kur nuk arrihet konsensus). Asnjëherë votat Republikane të shkuara për Demokratët dhe anasjelltas nuk janë quajtur ‘tradhëti ndaj partisë’, sepse atje kjo do të ishte veçse një rast për të qeshur. Partitë amerikane respektojnë vullnetin e lirë dhe gjykimin e kongresmenit dhe, vetëm pas kësaj besnikërinë ndaj partive. Përse të mos fillojmë më në fund edhe ne shqiptarët të bëjmë politikë të tillë për çështje të mëdha të demokracisë dhe të qytetarëve?!

Do të ishte mjerane dhe e pafalëshme që politika shqiptare të dështonte në votimin miratues të reformës në 21 korrik. Do të shfaqej edhe njëherë një paaftësi politike e përbashkët e cila në fund të fundit shkarkohet në shpinën e shumë vuajtur të qytetarëve shqiptarë. Këtë nuk e meriton as Partia Demokratike e cila është vendosur në piedestalin historik të faktorëve që rrëzuan diktaturën komuniste në dhjetorin  e largët të vitit 1990.

 

Next Post

Basha në takim me Metën, Lu e Vlahutin. Rama qendron në parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In