• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e emigrantëve në 2021, Gjiknuri: Ja si do të zgjidhet…

by A R
01/06/2020 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Dy ditët e fundit ka nisur një ofensivë e vërtetë në rrjete sociale dhe media online duke cekur ҫështjen e votës së emigrantëve.

Ky “lum” i sertë, i derdhur në rrjet këto 48 orë, ka një rezultante dhe në thelb sulmon fort qeverinë e Edi Ramës.

Zëra pranë opozitës që kryesisht jetojnë jashtë Shqipërisë, kanë akuzuar qeverinë se po lë emigrantët pa votuar.

Problemi i votës së emigrantëve ka qenë një premtim elektoral i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, por gjatë mandatit të parë nuk u arrit të prekej Kodi Zgjedhor për këtë ҫështje, si pasojë edhe e ҫadrës së ngritur nga PD-ja që kërkoi rrëzimin e qeverisë Rama, por që më pas nga pakti i 17 majit arriti të marrë disa ministra, si dhe drejtorin e OSHE, AlUIZNI-it etj.

Në fushatën e vitit 2017, Rama deklaroi se ҫështja e emigrantëve do të adresohet në zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk arritëm dot që ta bëjmë kësaj here.

Në vitin 2017, Rama i kërkoi opozitës që të nisin mmenjëherë të bëjnë reformën zgjedhore sipas rekomandimit të OSBE/ODIHR-it, duke adresuar edhe votën e emigrantëve.

Por ka qenë opozita e cila bëri të ditur se vota e emigrantëve nuk mund të trajtohet pasi nuk ka besueshmëri tek administrate, tek ambasadat dhe posta pasi mund të manipulohet. Kështu që kjo ҫështje sërish u shty dhe këto ditë nuk është adresuar gjatë debateve që janë zhvilluar në mbledhjet e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

I pyetur për këtë ҫështje nga ana e TemA, bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se “ne nuk jemi tërhequr për votën e emigrantëve por ja kemi kaluar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ta zgjidhë me akte nënligjore ҫështjen e votës në distancë”.

Në fakt, pak kohë më parë edhe ministri i Diasporës Pandeli Majko, kërkoi nga ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme që të krijojnë infrastrukturën praktike dhe legale për të adresuar votën e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit përbëjnë thuajse gjysmën e listave zgjedhore që rregullisht votojnë në vend prej rreth 30 vjetësh.

Një pjesë e emigrantëve që jetojnë në Greqi edhe Itali, kanë ardhur të votojnë, qoftë edhe të organizuar nga grupe të ndryshme politike, por pjesa më e madhe nuk mundet që të vijnë.

Vende të ndryshme të rajonit, si Kroacia, Maqedonia, madje edhe Kosova e kanë të zgjidhur ҫështjen e votës së diasporës, duke përdorur ose votën me postë, ose votën në ambjentet e ambasadave dhe konsullatave. Ҫështja pritet të diskutohet pas konstituimit të Komisionit Qëndror të ri të Zgjedhjeve, i cili pritet të rizgjidhet pas arritjes së konsensusit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u kërkoi palëve politike në vend që të mos vënë kushte të reja port ë arrijnë sa më shpejt një consensus për reformën zgjedhore.

Tema

Next Post
Soreca ul në tryezë mazhorancën dhe opozitën/ Rimblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore

Basha reflekton pas takimit me ambasadorët: Nesër në 17:00 të mblidhet Këshilli Politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

Trump po bën që bota të bjerë në dashuri me Kinën

January 19, 2026
INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In