• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vota e diasporës do ta thajë përfundimisht kënetën”, Balla: Filmi për mosnjohjen e zgjedhjeve po filmohet…

by S T
07/05/2025 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si “fushatë dezinformuese” të Partisë Demokratike për votën e shqiptarëve jashtë vendit, ndërsa ka dhënë një mesazh të fuqishëm drejtuar shqiptarëve në mbarë botën.

“Forca shqiptarët e Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Anglisë, Amerikës e kudo në botë! Për fatin europian të kombit tonë, për Shqipërinë 2030 në BE, për pasaportën tuaj europiane kuqezi, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë statusin e qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë të Shteteve të Bashkuara të Europës,” u shpreh Balla në një postim në rrjete sociale.

Ai akuzoi opozitën se po përpiqet të pengojë procesin e votimit të diasporës përmes propagandës dhe lajmeve të rreme.

“Motra dhe vëllezër, këneta nuk e ka dashur kurrë votën e diasporës dhe ka bërë gjithçka për ta penguar realizimin e këtij momenti historik, kur shqiptarët anembanë botës po dërgojnë me postë votëbesimin e tyre për drejtimin e Shqipërisë,” theksoi Balla.

Sipas tij, “është e qartë se filmi i parë shumë herë për mosnjohjen e zgjedhjeve, këtë herë po xhirohet edhe me votën e diasporës.”

Ai i bëri thirrje shqiptarëve jashtë vendit të mos dekurajohen, por të vazhdojnë të dërgojnë zarfin me fletën e votimit.

“Ndërsa të gjithë duhet t’i bëjmë thirrje të nisin zarfat me fletët e votimit, këneta synon që përmes dezinformimit të dekurajojë diasporën. Por vota e diasporës dhe këtu brenda në Shqipëri do ta thajë përfundimisht kënetën, megjithë buf, bretkosa, gjarpërinj e çfarëdo që ka brenda,” përfundoi Balla.

Balla akuzon Partinë Demokratike dhe liderin e saj se me të tilla deklarata kanë ndërtuar ndër vite një “fushatë të vazhdueshme dezinformimi me qëllim delegjitimimin e institucioneve dhe të proceseve zgjedhore. Kjo traditë që po vazhdon edhe në këtë fushatë ku nëpërmjet shpifjeve të njëpasnjëshme për gjoja përdorim të administratës në zgjedhje, frikësim të votuesve dhe përralla me patronazhistë, manipulimit të zarfeve të diasporës, akuzave për blerje votash, urdhrave inekzistentë për fotografim të votës apo të tjera pretendime, demokratët dhe Sali Berisha po përgatisin alibinë e radhës me të cilën do dalin para votuesve të tyre si humbës më 12 maj.”

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, kamioni përplase me ambulancën, plagosen katër persona. Dy prej tyre…

Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, kamioni përplase me ambulancën, plagosen katër persona. Dy prej tyre...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com