• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Voskopoja sot nuk ka pistë, dikur fshati turistik prodhonte kampionë në garat me ski

by Java News
05/02/2023 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Voskopoja, fshati i njohur në juglindje të vendit, nuk është më shumë se 19 km nga qyteti i Korçës. Dikur Voskopoja ka patur tre skipistë, momentalisht nuk ka asnjë. Voskopoja, ky fshati jonë, ka patur dikur klasa sportive, ka pasur kampionë për femra dhe meshkuj. Voskopoja është historia e skipistës shqiptare, momentalisht ky sport në këtë krahinë të njohur, nuk ekziston më.

Ky është Sotiraq Grosi, ish-mësues në shkollën e Voskopojës. Për shumë vite ka qenë mësues dhe trajner i klasave sportive të skive në këtë shkollë. Falë punës së tij, Voskopoja për shumë vite ka pasur kampionë në të gjitha kategoritë e moshave, përfshi edhe të rriturit.

Prej vitesh në shkollën e Voskopojës nuk ka më klasa sportive në ski, madje nuk ka as ski. Dikur në Voskopojë ka pasur shumë ski pista, aq sa kur reshjet ishin të shumta, garat zhvilloheshin brenda fshatit. Të gjitha këto i kujton me shumë nostalgji Sotiraq Grosi, mësuesi i njohur i kësaj krahine.

 SOTIRAQ GROSI

Ka tradite por tani nuk ka as njerëz që të merren me atë sport. Dikur Ishin skiatorë femra dhe meshkuj që përfaqësonin ekipin e të rinjve dhe të rejave, që ishin kampione absolute.

Voskopoja për shumë vite ka pasur kampionë të shumtë në të gjitha disiplinat e garave me ski. Anton Falo, është njëri prej tyre, i cili ka tituj të shumtë në rrëshqitjen e madhe, atë speciale si dhe në garën e kombinuar.

Antoni vazhdon të jetë aktiv edhe duke qenë 62 vjeç, madje merr pjesë edhe në gara të ndryshme. Voskopojari i njohur shpreson ne rikthimin e pistave të skive në fshatin e tij, por për ta bërë një gjë të tillë duhen investime të mëdha në infrastrukturën rrugore por edhe në ski pista pasi tashmë kanë mbetur vetëm gjurmët e tyre.


ANTON FALO

Të gjitha kampionatet kombëtare, në Voskopojë zhvilloheshin, dy-tre herë është bërë në Shishtavec të Kukësit, pastaj gjithmonë në Voskopojë. Pista është degraduar, teleferik s’ka, si do bëhen garat? Ekipi i Skënderbeut ishte komplet me vajza nga Vosokopoja, djemtë të përzierë nga Korça dhe Voskopoja. Unë kam qenë pjesëmarrës në garat alpine, zbritje e lire, slalom special, slalom gjigant dhe një dygarësh.

Në qarkun e Korçës ka vetëm një ski pistë, nga pesë që kane qene dikur dhe ajo ndodhet në Dardhë, aty ku ushtrojnë sportin shumë turistë që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit.

 

Next Post
Ushtria ukrainase: Mbi 131 mijë ushtarë rusë janë vrarë prej nisjes së luftës më 24 Shkurt 2022

Ushtria ukrainase: Mbi 131 mijë ushtarë rusë janë vrarë prej nisjes së luftës më 24 Shkurt 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

August 11, 2026
A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

August 11, 2026
E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com