• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ushtria ukrainase: Mbi 131 mijë ushtarë rusë janë vrarë prej nisjes së luftës më 24 Shkurt 2022

by Java News
05/02/2023 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria ukrainase ka thënë se 131.290 pjesëtarë të ushtrisë ruse mund të kenë vdekur në Ukrainë, prej nisjes së luftës më 24 Shkurt të vitit të kaluar.

Në përditësimin e tij të rregullt, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka pretenduar se 700 ushtarë rusë janë vrarë vetëm një ditë më parë.

Në këto përditësime – në të cilat shifrat për viktimat janë më të larta sesa ato që i përpilon Perëndimi – është thënë po ashtu se Rusia ka humbur 3.220 tanke, 6.405 pajisje të armatosura dhe 2.226 sisteme të artilerisë prej nisjes së luftës.

Duke cituar zyrtarë amerikanë dhe ata të Perëndimit, e përditshmja amerikane, New York Times, ka raportuar më herët gjatë këtij muaji se numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur i afrohet shifrës 200.000.

Për luftime të ashpra është raportuar edhe më 5 Shkurt në Bahmut, qytet në lindje të Ukrainës, për kontrollin e të cilit ushtritë janë duke luftuar që disa muaj.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 3 Shkurt se forcat ukrainase do të luftojnë për Bahmutin “aq sa të munden”.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë javën e kaluar se Rusia ka bërë avancime të vogla në tentimet për të rrethuar Bahmutin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

 

Next Post
Big Brother VIP/ Gazetari: Më kanë bullizuar në adoleshencë, kam tentuar dy herë vetëvrasjen

Big Brother VIP/ Gazetari: Më kanë bullizuar në adoleshencë, kam tentuar dy herë vetëvrasjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com