• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vonohen fondet e BE për Ballkanin Perëndimor, zbulohen shkaqet

by S T
15/02/2025 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambiciet e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se në fund të vitit 2024 do të kryheshin pagesat e para nga Paketa e Rritjes dhe Reformave e BE-së, nuk u realizuan.

Për më tepër, ato nuk u bënë as në fillim të vitit 2025 dhe nuk është e qartë se kur do të mund të bëhen.

Vonesat në pagesa, sipas disa burimeve diplomatike në BE, kanë të bëjnë më shumë me vonesat e vendeve përfituese – pra atyre të Ballkanit Perëndimor – në përmbylljen e procedurave të brendshme.

“Duket se kësaj radhe BE-ja është më e gatshme t’i bëjë pagesat nga kjo paketë sesa që vendet e rajonit janë të gatshme t’i marrin ato”, tha për Radion Evropa e Lirë një burim i BE-së.

Nga Komisioni Evropian nuk u përgjigjën saktësisht se në cilën fazë janë vendet e rajonit, sa u përket pagesave që presin t’i marrin.

Zyrtarët vetëm rikujtuan se të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Bosnje e Hercegovinës, i kanë agjendat e reformave të miratuara nga BE-ja dhe se me këtë i kanë përmbushur kriteret për pagesat paraprake në vlerë prej 7% të totalit nga ana e BE-së.

“Komisioni, momentalisht, është duke finalizuar hapat në procedurë, që do të mundësojnë pagesën e parafinancimit sa më parë që të jetë e mundur në vitin 2025. Pagesat e para të rregullta pritet të bëhen në tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti, pasi të përmbushen kriteret përkatëse”, thanë nga Komisioni Evropian.

Duket se problemi me disa vende të rajonit, përfshirë edhe Kosovën, është se me BE-në duhet të arrijnë marrëveshje për kredi, pasi një pjesë e mjeteve financiare janë në formë të kredive dhe një pjesë grante pa kthim.

Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në kuvend me dy të tretat e votave.

Për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, që u zhvilluan më 9 shkurt, procedura e konstituimit të kuvendit dhe formimit të qeverisë së re pritet të marrë kohë, kështu që gjasat janë të vogla që ajo të marrë ndonjë pagesë nga BE-ja para verës.

Paketa e përgjithshme për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi – kap shumën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën prej vitit 2024 deri më 2027.

Nga kjo shumë, 2 miliardë euro janë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.

Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian.

Sipas një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga kjo paketë. Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme. Pjesa prej 7% që do t’i paguhej si parafinancim, i bie të jetë rreth 61 milionë euro.

Shqipëria do të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete parafinancuese 64.5 milionë.

Maqedonia e Veriut do të ketë në dispozicion 750 milionë euro, ndërsa pagesa e parë për të do të jetë 52.5 milionë euro.

Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard euro, ndërsa pagesa e parë do të ishte 111 milionë euro.

Mali i Zi do të kishte në dispozicion gjithsej 383 milionë euro, ndërsa si parafinancim 26.8 milionë euro.

Bosnja e Hercegovina nga totali i planit do të ketë në dispozicion 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa si parafinancim 76 milionë euro.

Llogaritja se cili vend do të ketë në dispozicion sa mjete financiare është bërë në bazë të Bruto Prodhimit Vendor (GDP), numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera.

Por, në prezantimin e parë të këtij plani, vendeve të rajonit u është thënë qartë se nëse nuk i kryejnë reformat pas 1-2 vjetësh, atëherë shuma do t’u shpërndahet vendeve të tjera.

Plani ka po ashtu për qëllim që të nxisë bashkëpunimin rajonal, si dhe zhvillimin e tregut të përbashkët në rajon, i cili gradualisht do të integrohej në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian dëshiron që sa më parë të kryhen pagesat e para nga ky plan dhe të nisë zbatimi i projekteve që do të financoheshin përmes tij.

Por, në të njëjtën kohë, ai rikujton edhe kushtet që duhet të përmbushen gjatë gjithë procesit të realizimit të projekteve.

Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, kontrollin financiar dhe auditimin e duhur sipas standardeve evropiane.

Në rastin e Kosovës dhe të Serbisë, kusht specifik është edhe angazhimi konstruktiv në normalizimin e raporteve mes tyre, përfshirë zbatimin e obligimeve nga dialogu që e lehtëson BE-ja.

Në mesin e kërkesave të BE-së për vendet e rajonit është edhe përshtatja e tyre me regjimin e vizave të BE-së./ REL

Next Post
Nëse Basha është gati të rrezikojë jetën e njerëzve për t’u rikthyer në pushtet, çfarë është i gatshëm të bëjë tjetër?

SPAK, kush e kontrollon sot kontrolluesin? Harresat serioze në ligj dhe nje mënyra e zgjidhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërçi me pagat, sot mblidhen magjistratët në KLGJ! Administrata e Gjykatave të Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Lushnjës hyjnë në ditën e tretë të bojkotit

Ngërçi me pagat, sot mblidhen magjistratët në KLGJ! Administrata e Gjykatave të Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Lushnjës hyjnë në ditën e tretë të bojkotit

September 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Programi i ri politik i Partisë Demokratike

September 10, 2026
Përplasja e protestuesve me emigrantin nga Diaspora, reagon Balla: Çfarë kusuri ka qytetari që t’i zënë rrugën sorrat

Përplasja e protestuesve me emigrantin nga Diaspora, reagon Balla: Çfarë kusuri ka qytetari që t’i zënë rrugën sorrat

September 10, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane -

“Ngushticës së Hormuzit do t’i vë emrin tim”- Premtimi i Trump në fushatë: 5 mijë USD për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

September 10, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

September 10, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Nga ndërtimet te legalizimet, zbulohen hallet e qytetarëve! Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

September 10, 2026
"Ajo që po ndodh në Spanjë është kaq e trishtueshme", Trump: Madridi nuk ka kontroll mbi kufijtë e tij -

Trump tregon se kur do mbarojë lufta me Iranin: Menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA…

September 10, 2026
Aksident i rëndë hekurudhor në Poloni, treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur!

Aksident i rëndë hekurudhor në Poloni, treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur!

September 10, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

September 10, 2026
Kontrabandë “nën hundën” e doganierëve, kush janë zyrtarët e arrestuar në Kakavijë

Kontrabandë mishi dhe peshku nga Athina me autobusët e linjës Greqi-Shqipëri, arrestohet një nga shoferët, tjetri nën hetim!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com