• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vonesa në Vetting shton korrupsionin në gjykatat e rretheve

by Artur Ajazi
12/02/2021 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Vetting-u në drejtësi, mbetet procesi më briland që ka ndodhur ndonjëherë në këto 30 vjet në Shqipëri. Ka nxjerrë nga sistemi i drejtësisë, të implikuarit në afera të tmerrshme korruptive, ka nxjerrë nga sistemi të lidhurit me grupet kriminale dhe aferat e tjera që nxisnin paligjshmëri dhe viktima. Janë me qindra gjyqtarë dhe prokurorë, që tashmë pasi janë flakur nga sistemi drejtësisë, duhet të përgjigjen për milionat dhe pasuritë e paimagjinueshme që kanë, të cilat do ti kishin zili edhe kolegët e tyre në botë. Por edhe pse Vetting-u deri sot rezulton një sukses që po riformaton drejtësinë e re, duket se ka njëfarë ngadalësimi përsa i përket verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrethe.

Larg Tiranës, institucionet e drejtësisë lëngojnë nga korrupsioni, hallexhinjtë nuk rreshtin së dhëni para për të fituar çështjet, edhe kur ata kanë të gjithë të drejtën e ligjit. Ulje dhe falje dënimesh, mbyllje dosjesh penale dhe civile me vendime antiligjore do të konstatosh në pothuajse të gjitha organet e drejtësisë në rrethe. Rastin e gjyqtares së Krujës, do ta gjesh në Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë, e gjetkë, nisur nga vendimet skandaloze dhe antiligjore që gjyqtarët e rretheve japin për elementë trafikantë, për elementë kriminalë, për zyrtarë të korruptuar, duke shkelur me dy këmbët ligjin. Gjyqtarët e rretheve janë sheikë, aq sa tregojnë barcaleta të tilla “ku shkon gishti në hartën e botës, kam dëshirë të shkoj me pushime”.

Llogari bankare të fryra në miliona euro, pasuri të shumta nën emra të rremë, makina 150 apo 200 mijë euroshe, vila dhe deri fshatra turistikë, janë sot pasuritë e paligjshme të një pjese të gjyqtarëve apo dhe prokurorëve në Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë e Gjirokastër, etj. Vetting-u, mbetet shpresa e fundit për hallexhiun që ka 10 apo 15 vjet që bën gjyqe prone, për fakirin që i kanë arrestuar djalin për akuza të rreme dhe që i kërkojnë 5 milion lekë ta lirojnë, apo denoncuesin që guxoi të akuzonte “shefin” që i kishte marrë para për punësim fiktiv apo largim nga puna. Sistemi drejtësisë sot, më shumë se kurrë ka nisur rrugëtimin e spastrimit, dhe kjo natyrisht ngjall optimizëm tek shqiptarët, por më tepër tek ata familjarë që kanë humbur deri të dashurit e tyre në sallat e gjykatave, tek prisnin me ankth vendimin e trupit gjykues të blerë nga pala kundërshtare. Rasti i gjyqtares së Krujës, është këmbana e alarmit por edhe sipari i një aksioni perfekt nga ana e SPAK, i cili nisi të ngjallë besimin dhe optimizmin tek qytetarët.

Janë mbi 1.600 ankesa dhe denoncime që kanë mbërritur në zyrat e SPAK nga rrethet vetëm brënda 6 muajsh, nga persona që kanë 15 apo 20 vjet që vuajnë korridoreve të gjykatave dhe prokurorive në vendbanimet e tyre, nga ata që për të fituar procesin gjyqsor janë detyruar (nga sekseri avokat) të shesin tokë truall,(raste të ndodhurra në Kavajë dhe Elbasan) për të paguar dhe marrë vendimin “pro” tij, edhe pse i takonte me ligj. Korrupsioni në gjykatat shqiptare dhe veçanarisht në ato të rretheve, vazhdon të mbetet problem i madh.Këtë përfundim e kanë pohuar së fundi edhe vetë gjyqtarët në një sondazh të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë. Një pjesë e konsiderueshme e tyre madje pohojnë se “sistemi gjyqësor është i korruptuar dhe pa integritet”. Natyrisht kjo duhet të nxisë nevojën e shtrirjes së Vetting-ut me urgjencë edhe në institucionet e drejtësisë jashtë Tiranës, për të ndërprerë hallkat e një zinxhiri të kalbur korrupsioni që ende po funksionon.

Next Post
Fermeri lë jashtë testamentit fëmijët, ia trashëgon pasurinë qenit

Fermeri lë jashtë testamentit fëmijët, ia trashëgon pasurinë qenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In