• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vonesa e vaksinës anti-COVID/ Vende të BE kritika ndaj Pfizer. Italia ndërmerr hapa ligjorë

by Java News
27/01/2021 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian po përballet këtë javë me vështirësi në realizimin e vaksinave. Qendrat e vaksinimit janë gati, por nuk kanë vaksina. Javën e kaluar kompania Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech kanë marrë një vendim që tronditi të gjithë Europën. Ata njoftuan se do të shtyjnë me një javë dërgesat në vendet me të cilat ka lidhur kontratë, me justifikimin se po ndryshojnë procesin e prodhimit për të rritur numrin e vaksinave që do të prodhohen në të ardhmen.

Landi më i populluar i Gjermanisë dhe shumë rajone në Itali, së bashku me vaksinimin për mjekët në Madrit kanë ndaluar përkohësisht. Gjermania ka shprehur irritimin për vonesat e njoftuara nga Pfizeri, duke thënë që vështirësitë e krijuara i detyrojnë të mbajnë mbyllur shkollat dhe dyqanet deri më 14 shkurt. Ministri i shëndetësisë Jens Spahn tha se problemi kryesor ishte njoftimi i Pfizer-it ndërkohë që nuk i jepte mundësi vendeve të përballeshin me situatën.

Ky vendim ka krijuar reagime të forta në të gjitha vendet e Europës dhe botës, madje Italia, vendi i dytë në Europë pas Gjermanisë për numrin e vaksinave në ditë, deklaroi se do të ngrejë cështje gjyqësore kundër kompanisë. Giuseppe Conte reagoi duke deklaruar se vonesa në dërgesimin e dozave përbënte shkelje të kushteve të kontratës, ndërsa Italia detyrohet të ndryshojë programin e vaksinimit duke e ulur me 2/3 numrin e vaksinave që realizohen cdo ditë.

Të martën e kaluar, Komisioneri i Vecantë i Italisë për pandeminë Domenico Arcuri deklaroi se guvernatorët e Italisë kishin rënë dakord në mënyrë unanime që të ngrinin cështje civile ose penale kundër kompanisë. Si pasojë e këtij vendimi, Italia do të pësoi një ulje prej 29% të dërgesave në javën në vijim dhe 20% këtë javë. Arcuri këmbëngul se çështja ligjore do të hapet, pasi “shëndeti i qytetarëve Italian është çështje e panegociueshme”. Ndërkohë, drejtuesi i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë Franco Locatelli dha një deklaratë për shtyp ku thoshte se pritej që të arrihej niveli i dërgesave sipas kontratës më 1 shkurt, ndërsa tashmë jepen 20 000-25 000 vaksina në ditë, ndërsa dy javë më parë bëheshin 90 mijë vaksina.

Polonia u bashkua në kërcënimin për hedhjen në gjyq të kompanisë. Nga ana tjetër, pakënaqësi ndaj kompanisë ka shprehur edhe Suedia, teksa ka ndërprerë pagesat e vaksinave për Pfizer për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi numrin e dozave të vaksinave të dorëzuar nga kompania e barnave. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha në Samitin e BE-së të enjten e kaluar që po punonin për të garantuar më shumë qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri në procesin e shpërndarjes së vaksinave dhe shprehu besimin se dërgimi i vaksinave do të kthehej në normalitet së shpejt./ lexo.al

Next Post
Homazh për mjekët që humbën jetën, kolegët mbjellin një pemë ulliri në oborrin e spitaleve në nder të Drini Dobit

Homazh për mjekët që humbën jetën, kolegët mbjellin një pemë ulliri në oborrin e spitaleve në nder të Drini Dobit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
Katër shtetas të huaj kapen në kufirin shqiptar me drogë

DETAJE / Sekuestrohen 34 kg kanabis në pikën kufitare të Goricës në Korçë, arrestohen dy shtetas grekë

March 26, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu trembet se Trump mund t’i japë fund luftës, urdhër ushtrisë: Shkatërrojeni shpejt Iranin!

March 26, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Lezha po vajton ikjen e Ulësisë! Karakaçi dhe Nufi shihen në pasqyrë dhe…

March 26, 2026
Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

March 26, 2026
“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

March 26, 2026
Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In