• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

by A R
26/03/2026 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsulenti i vizave, Erjon Vogli, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, bëri të ditur ndryshimet e fundit për lotarinë amerikane. Ai tha se Departamenti i Shtetit ka vendosur disa ndryshime teknike dhe proceduriale që aplikuesit duhet t’i njohin përpara se të aplikojnë.

“DASH ka bërë disa ndryshime. Nuk ka ende data zyrtare, janë publikuar disa ndryshime. Të tipit: më parë nuk nevojitej pasaportë apo foto e saj, tashmë kërkohet skanimi i faqes së parë të pasaportës ku ndodhen të dhënat biometrike dhe do ngarkohet në momentin e aplikimit online”, tha Vogli.

Ai shtoi se një tjetër ndryshim i rëndësishëm është tarifa. Vogli sqaroi se lotaria amerikane ka qenë falas, ndërsa me ndryshimet e reja, do të ketë një tarifë prej 1 USD.

“Lotaria tashmë do ketë një tarifë prej 1 dollar, e cila bëhet në sistemin online pasi bëhet aplikimi. Këto janë ndryshimet thelbësore”, u shpreh konsulenti.

Vogli bëri me dije edhe ndryshimet teknike në formular, që lidhen me vendosjen e emrit dhe datëlindjes.

 “Ka dhe ndryshime teknike të formularit, kanë ndryshuar termat nga fjala ‘seksi’ në fjalën ‘gender’. Ose ‘Age’ në ‘Date of Birth’. Do vendoset terminologjia në gjuhën angleze”, tha ai.

Konsulenti i vizave tregoi se publikimi i këtyre ndryshimeve u bë më 10 mars dhe rregullat e reja do të hyjnë në fuqi 30 ditë më vonë, me efektivitet të mundshëm më 10 ose 11 prill. “Datat zyrtare ende nuk janë njoftuar. Besoj do ndodhin shpejt”, tha Vogli.

Më tej, Vogli paralajmëroi për gabimet më të zakonshme që mund të pengojnë aplikuesit. “Pjesa e plotësimit të të dhënave personale. Formati amerikan kërkon mbiemrin para dhe më pas emri. Të datëlindja është muaji pastaj dita. Janë gabime të vogla që kushtojnë shumë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me plotësimin e të dhënave për të shmangur probleme gjatë përzgjedhjes”, sqaroi ai.

Next Post
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com