• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Von der Leyen në Mal të Zi: Jeni më afër BE-së se vendet e tjera kandidate

by Java News
31/10/2023 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi planin e rritjes ekonomike edhe në Mal të Zi. Ajo u prit nga presidenti i vendit, Jakov Milatoviç, me të cilin diskutoi kryesisht për procesin e anëtarësimit në bllok. Von der Leyen konfirmoi se “Mali i Zi është më afër Bashkimit Europian se vendet e tjera kandidate dhe se perspektiva e anëtarësimit të këtij shteti para vitit 2030 është mjaft realiste.

“Nëse përmbushni kushtet, nuk do të jemi të detyruar të presim një datë, pasi nuk ka një afat kohor për procesin e anëtarësimit. Ajo që është e rëndësishme është zbatimi i reformave”, u shpreh presidentja e Komisionit Europian.

Gjithashtu shtoi se tregu i përbashkët rajonal ka potencial të madh nëse realizohet, pasi mund të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto të Ballkanit Perëndimor me 10 për qind. Por nënvizoi se Mali i Zi duhet të bëj shumë reforma për të përfituar nga ky potencial. Presidenti Milatoviç dënoi deklaratën shqetësuese të presidentit të Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, se duhet të organizohet një referendum për formimin e shtetit të përbashkët të Serbisë, Republika Sërpska dhe Malit të Zi.

“Unë mendoj se Mali i Zi ka përfunduar qartë shtetësinë e tij dhe ka ndjekur rrugën euro-atlantike. Për hir të qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, ne presim me padurim që ai vend të bashkohet me ne në atë rrugë. Kjo është gjithçka që kam për të thënë”, nënvizoi ai. Gjatë qëndrimit në Podgoricë, presidentja e Komisionit Europian takoi dhe kryeministrin e sapozgjedhur, Milojko Spajić.

/f.s
Next Post
Jorida e Etilda i luteshin Zotit! Salianji spërkaste me ujë si frat! Nallbati tregoi pëllëmbën!

Jorida e Etilda i luteshin Zotit! Salianji spërkaste me ujë si frat! Nallbati tregoi pëllëmbën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

“Po deputetët e PD a i godisni me vezë si mua?”- Ligjvënësja socialise “kap mat” me pyetje mjekun aktivist: Ju thoni se i keni target edhe ata, por…

October 9, 2026
E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

October 9, 2026
Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

October 9, 2026
Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

October 9, 2026
EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

October 9, 2026
“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës

“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës

October 9, 2026
“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Do drejtohet nga…

“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Do drejtohet nga…

October 9, 2026
Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

October 9, 2026
“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

October 9, 2026
Vaksina e personalizuar kundër kancerit jep rezultate pozitive në “Fazën 3” -

Alarm për virozat dhe gripin! Nis aplikimi i vaksinës, 280 mijë doza për të shmangur komplikacionet

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com