• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

by A R
20/03/2026 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian do të gjejë mënyra për të disbursuar kredinë e premtuar prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pavarësisht rezistencës së vazhdueshme të Hungarisë.

“Një vendim u mor në dhjetor dhe kishte një kusht: që tre vende nuk do të merrnin pjesë” në huanë prej 90 miliardë euro për Ukrainën.

“Ai kusht u respektua. Duhet të jemi të qartë: huaja mbetet e bllokuar sepse një lider nuk respekton fjalën e dhënë. Por ne do ta përmbushim” angazhimin, “në një mënyrë ose tjetër”.

Kështu tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp në përfundim të samitit të liderëve të BE-së, duke iu referuar vetos së Viktor Orban ndaj huasë së përbashkët për Kievin.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka deklaruar se liderët e BE-së e kishin dënuar rezistencën “e papranueshme” të Hungarisë gjatë takimit të tyre.

“Një marrëveshje është marrëveshje, duhet ta mbajmë fjalën. Dhe askush nuk mund ta shantazhojë Këshillin Evropian,” tha Costa.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Komisionit Evropian i ishte kërkuar nga liderët të gjente mënyra për të disbursuar kredinë, dhe e quajti veton e Orban një akt të paprecedent “mosbesnikërie serioze”. “Kjo do të lërë gjurmë,” tha ai. “Kjo është një shkelje serioze e parimit të besnikërisë midis shteteve anëtare dhe dëmton pozitën e Bashkimit Evropian.”

Next Post
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In