Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi sot kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Volvo 4”.
I njohur edhe me pseudonimin “Nicja”ai kërkoi zbutje te masës “arrest ne burg”, duke pretenduar mungesë të provave.
Nga ana tjetër, prokurori i dosjes, Dritan Prençi, kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të cojnë në ndryshimin e saj dhe se provat e paraqitura janë të mjaftueshme për të caktuar një masë sigurimi.
Kjo është hera e pestë që “Nicja” kërkon lirim nga qelia, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij.
g.kosovari