• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Voltana Ademi sqaron pozitën e saj në Bashki: Me këshillin marrëdhëniet janë institucionale

by Java News
12/11/2019 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHKODËR-Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e vetmja përfaqësuese e Partisë Demokratike në 61 Bashkitë e vendit, ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit po faktohen se kanë qenë zgjedhje ilegjitime. Ndërsa ka sqaruar edhe pozicionin e saj në Bashkinë e Shkodrës pas përfundimit të mandatit 4 vjeçar.

“Procesi i 30 qeshorit është një process që tashmë është shpërfaqur ilegjitim. Me këtë dua të them se përfaqësimi i vetëm 6 % të zgjedhësve nëse mund të quhet I tillë nuk është I mjaftueshëm, për përfaqësimin në një organ vendim marrës lokal sikurse është këshilli bashkiak për të gjithë qytetarët e Shkodrës. Me këtë dua të them se kam dhënë shpjegimin dhe e ritheksoj, përfaqësimi I 6 % nuk është përfaqësim I qytetarëve të Shkodrës. Shkodra meriton të ketë zgjedhje. Kryetarës së Bashkisë së Shkodrës në bazë të Kushtetutes I ka mbaruar mandate. Ushtron funksionin e kryetarës së Bashkisë së Shkodrës, për shkak të ligjit për vetë qeverisjen vendore, deri në momentin që ne të kemi zgjedhje, dhe duhet të kemi sa më parë për t’iu dhënë mundësinë qytetarëve që të zgjedhin kryetaren apo kryetarin e Bashkisë, dhe, ky ushtrim I funksionit mbaron atë ditë dhe I përcillet mandatit tjetër me njëherë sapo kjo të sigurohet nga zgjedhjet”, tha Ademi.

E pyetur për marrëdhëniet e saj më këshillin bashkiak të dalë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Ademi u shpreh se ka marrëdhënie institucionale dhe se ai këshill sipas saj nuk përfaqëson shkodranët por vetëm 6 % të tyre.

“E kam faktuar dhe me dokumente, kam kërkuar që të hulumtohet dhe të hetohet pranë prokurorisë së Shkodrës, dhe ka nisur një proces. Kuptohet që edhe në moralin që mbështes në këtë proces, mbështetem për të vijuar, që do thotë organi për të cilin flasim përfaqëson vetëm 6%. Formalisht ky këshill funksionon vetëm prej 6%, nga ana tjetër çështjet që janë përtej kryetarit të bashkisë, përtej që unë kam mundësi, janë çështje për tu zgjidhur nga organet tjera. Unë kam detyrën për të bërë atë që duhet të bëjë ekzekutivi. Pastaj me pjesën që lidhet me peshën, moralin  përgjegjësinë besoj se e ka dikush tjetër”, shtoi Ademi.

Për zgjedhjet e 30 Qershorit Voltana Ademi deklaroi se ka dërguar një padi edhe në prokurorinë e Shkodrës, hetim i cili sipas saj ka nisur.

“Unë jam person politik, përfaqësoj Partinë Demokratike në Bashkinë e Shkodrës, kam qëndrimin përkundrejt një farse jo vetëm qëndrim politik, por që bazohet në një të vërtetë që e kam parë edhe me sy. E kam faktuar dhe me dokumente, kam kërkuar që të hulumtohet dhe të hetohet pranë prokurorisë së Shkodrës, dhe ka nisur një proces”, përfundoi Ademi.

Next Post
Sopranoja Ermonela Jaho anulon koncertin: Nuk mundem, por për arsye shëndetësore

Sopranoja Ermonela Jaho anulon koncertin: Nuk mundem, por për arsye shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

October 28, 2026
Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In