• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vokshi: Kjo është qeverisja e braktisjes dhe e diskriminimit

by
01/06/2015 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit parlamentar për çështjet  sociale , deputetja Albana Vokshi, njëherësh dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas kërkoi që në bashkitë e reja të bëhet funksional mekanizmi i mbrojtjes së fëmijëve . Në një takim në Devoll dhe në Maliq me kandidatët për bashkitë respektive  Bledjon Nallbati dhe Xhevdet Belishta, znj. Vokshi  tha se çështja e mbrojtjes së fëmijëve dhe mekanizmi i mbrojtjes së grave kundër dhunës nuk kanë funksionuar deri më tani sikurse e përcakton ligji. Në takimin me gratë dhe vajzat e Devollit dhe të Maliqit znj. Vokshi tha se gratë dhe vajzat janë të parat që ndiejnë pasojat e mëdha  kësaj krize të thellë ekonomike dhe të papunësisë, ku 50% e tyre në të gjithë Shqipërinë janë të papuna. Deputetja Vokshi tha se gratë amvisa dhe nënat nuk po mundin të përballojnë faturat tejet të larta të dritave, të ujit, madje  dhe kurimit të fëmijëve kur ato i kanë të sëmurë.

“Në çdo takim që po kryejmë me vajzat dhe gratë përballem me histori trishtuese, të dhimbjes dhe vetësakrifikimit  që nënat heroina bëjnë për të patur ushqim dhe shkollim të fëmijëve. Kjo është qeverisja e braktisjes dhe e diskrimimit të nënave që sfidojnë me guxim çdo pengesë- u shpreh zonja Vokshi.

Më tej ajo  tha se gratë dhe vajzat nuk mund të votojnë një kryeministër i cili fyen dhe i diskriminon gratë,  të cilat i përdor për retorikë fushate  dhe nuk i përkrah në asnjë nevojë të tyre. Mbi 3 mijë gra janë pushuar nga  puna, me mijëra të tjera në nevojë dhe kryefamiljare, janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike dhe nga KEMP për invalidët . Gratë dhe vajzat tha deputetja Vokshi  do të jenë ato, që me energjinë dhe përkushtimin e tyre do të sjellin ndryshimin e madh në 21 Qershor.

Nga ana e tyre kandidatët demokratë për Devollin  Bledjon Nallbati dhe për Maliqin z. Xhevdet Belishta shpalosën gjerësisht programin e tyre serioz për punë dhe dinjitet në integrimin e grave dhe vajzave në shoqëri

Next Post

Nikolic me uniformë ushtarake në Preshevë: Jemi gati!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In