• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vokshi i kërkon Këshillit të Evropës monitorim të grave e fëmijëve që punojnë në Sharrë

by Java News
29/10/2016 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, deputetja e PD, Albana Vokshi, gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të mbajtur në Paris, kërkoi nga KiE dërgimin në Tiranë të një misioni monitorimi për të hetuar për shfrytëzimin e fëmijëve në landfillin e Sharrës.

Deputetja Vokshi shprehu shqetësim për përkeqësimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

“Shfrytëzimi i fëmijëve për punë të rënda dhe dhunimi i të drejtave të tyre vazhdon të mbetet një problem shqetësues në Shëipëri. Referuar statistikave zyrtare dhe raportit të organizatës “ILO”, mbi 20 përqind e fëmijëve nën 18 vjeç jetojnë në varfëri absolute. Organizatat e fëmijëve raportojnë se mbi 100 mijë të mitur janë të kequshqyr dhe jetojnë në kushte ekstremisht të vështira ndersa 50 mijë punojnë në rrugë. Shqetësues është fakti që një numur i konsiderueshëm të miturish punon në kultivim dhe pastrim bimësh narkotike. Në raport progresin për Shqipërinë 2015, BE shprehu shqetësimin për rrezikun e trafikimit të fëmijëve dhe shfrytëzimit të tyre për punë, në mesin e tyre edhe të miturit e komuniteteve rom dhe egjiptianë. Autoritetet shqiptare fshehin statistikat e fëmijëve të trafikuar dhe të atyre që punësohen në të zezë”, deklaroi deputetja Vokshi.

Deputetja Vokshi denoncoi edhe praktikat korruptive të qeverisë me shërbimet jetike dhe kaosin e vendim-marrjes me programet e mbrojtjes sociale për familjet dhe njerëzit në nevojë.

“Banka Botërore raportoi se 47 përqind e popullsisë në Shqipëri jeton me vetëm 500 lekë në ditë. Papunësia është rritur ndjeshëm. 34 përqind janë të rinj dhe të reja dhe në rajone te caktuar papunësia ndër gra e vajza shkon nga 50-70 për qind. Mbi 200 mijë shqiptarë, ndër ta 33 përqind fëmijë emigruan në Europë vetëm në këto dy vite. Ndërsa më shumë se 200 mijë shqiptarë aplikuan për llotarinë amerikane, në dëshpërim për jetën”, tha Vokshi.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi njëkohësisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë kërkoi nga institucionet europiane të monitorojnë situatën në Shqipëri për të ndalur përkeqësimin e të Drejtave të Njeriut.
BW/d.i.

Next Post
Presidenti i Tërbunit: Arbitrat më kërkuarn pará për ndeshjen

Presidenti i Tërbunit: Arbitrat më kërkuarn pará për ndeshjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In