• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vokshi e zhgënjyer me gratë e Bashës: Turp të keni që mbrojtët dhunën ndaj demokratëve! Berisha i vetmi që …!

by Java News
10/01/2022 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Albana Vokshi, edhe pse ishte vetë e pranishme në protestën e 8 janarit dhe pa se si militantë e Sali Berishë me vare e çekiçë në duar shqyen dyert e dritaret e selisë blu, ka hedhur akuza se në fakt dhuna është bërë nga njerëzit e Bashës me gaz lotsjellës dhe policia e Ramës.

Zhgënjimin më të madh Vokshi duket se e ka pasur me gratë demokratë deputete që sipas saj kanë përkrahur Bashën dhe kanë heshtur para kësaj dhune dhe nuk e kanë denoncuar atë.

Në fund Vokshi thekson se PD është shtëpia e demokratëve dhe se Sali Berisha është e vetmja shpresë për ndryshim.

“Për të gjitha gratë deputete, anëtare të Këshillit Kombëtar të PD, anëtare të Kryesisë së PD që nuk janë lodhur së postuari dje e sot mesazhet standart të prodhuara nga zyrat e shtypit legale të Lulzim Bashës:

– Turp për ju që jeni bërë palë e mbroni dhunën ndaj grave e burrave demokratë të ushtruar brenda dhe rrotull mjediseve me urdhër të Lulzim Bashës;

– Turp për ju që ankoheni që ju ka dhembur koka nga gazi që u hodh mbi ne nga brenda PD, nga ambientet ku ishit strehuar ju ndërkohë që gra demokrate u gjakosën duke u munduar të shpëtonin nga gazi helmues që u hodh nga policia e Ramës me kërkesën tuaj për t’ju mbrojtur juve e rehatinë tuaj;

– Turp për ju që nuk folët, nuk u distancuat kur selia e PD, shtëpia jonë e përbashkët u bë fole për personat e armatosur e ata me të shkuar kriminale;

– Turp për ju që bëtë festë në të njëjtat ambiente nga u ushtrua dhunë, u hodh gaz, pluhur zjarrfikëseje, ujë, gurë, xhama, karrige, tavolina mbi kokat tona, e dhjetëra demokratë përfunduan me probleme shëndetësore në spitale;

– Turp për ju që çuat në komisariate dhjetëra demokratë që kanë 30 vjet sakrifica në PD;

– Turp për ju që nuk folët për gratë e vajzat demokrate që u sulmuan e u dhunuan turpshëm nga partia e tyre apo nga Policia Ramës me kërkesë e urdhër të Bashës për të mbrojtur interesat e tij personalë;

– Turp për ju që tradhtuar besimin që ju dhanë gratë e burrat demokratë që sakrifikuan e nuk ju tradhtuan kurrë në 30 vjet;

Edhe sikur një ditë të kishte Sali Berisha në politikë, pas atij do të shkoja, sepse me të ka shpresë për ndryshim, ka shpresë për rithemelim, ringritje e ardhje në pushtet.  E nuk do të ndiqja njeriun që njeh vetëm humbje e për mision ka shkatërrimin e PD dhe opozitës, shuarjen e pluralizmit!!

Por, ka shpresë! Ata janë demokratët të cilët kanë marrë në dorë fatet e PD!!!

Në demokraci sovrani vendos!!!

Shënim: në foto Elisabeta Rredhi, Kryetare e LDG Divjakë, dëmtuar në sy gjatë protestës para selisë së PD dt 8 janar 2022.”, shkruan Vokshi.

Protesta e 8 janari precipitoi që në nisje të saj me dhunë, ku militantë të Sali Berishës me vare, lopata dhe çekiçë në duar hapën dyert e blinduara dhe thyen dritaret e gjithçka gjetën brenda. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi po rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe  sulmi ndodhi nga njerëzit e Bashës që ishin brenda selisë blu./m.j

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi javor nga Paolo Fox: Dashuri, zhgënjime dhe kujdes për datat 10-16 Janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Defekti tek ujësjellësi në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

Defekti tek ujësjellësi në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

August 13, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 14 Gusht 2026

August 13, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kush e rrahu Nenad Raškovićin?

August 13, 2026
Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

August 13, 2026
Zjarr i madh në Daias të Tiranës, helikopter nga ajri dhe forca nga terreni për shuarjen e flakëve!

Zjarri përfshin masivin pyjor në Elbasan, flakët avancojnë drejt banesave

August 13, 2026
Do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata i ndalon martesën 86-vjeçarit

Do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata i ndalon martesën 86-vjeçarit

August 13, 2026
Kronikë për dy të tretat!

“Flamuri po mpreh armët, Belindi nuk lë gur pa lëvizur”, satira e Gjekmarkajt: Sara e Zegjineja në ngjitje…

August 13, 2026
Fundoset në Itali jahti 8 milionë eurosh me 14 persona në bord

Fundoset në Itali jahti 8 milionë eurosh me 14 persona në bord

August 13, 2026
Zelensky telefonon Ramën, kryeministri konfirmon pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore!

“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

August 13, 2026
Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku

Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com