• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vodhi mbi 100 mijë euro në rrjete sociale! Kapet i riu nga Tirana që mashtroi qytetarët, si i shantazhonte (EMRI)

by
30/03/2023 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet se ka mashtruar disa persona duke përfituara para prej tyre.

Mësohet se kundër të riut Liridon Peka, janë ngritur disa kallëzime nga disa shtetas kosovarë, për vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale. I riu nga Tirana, përdorte identitetet e tyre  për të kërkuar para nga familjarët.

Ky person ka komunikuar me familjarët dhe të afërmit e këtyre shtetasve, për t’iu kërkuar shuma të ndryshme parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera. Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit kanë dërguar shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Shuma e përfituar nga kjo veprimtari kriminale është mbi 100 000 euro.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Account”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik. Operacioni, nga Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Vidhte llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe i përdorte ato për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e shtetasve që iu kishte vjedhur llogaritë, identifikohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari. 28-vjeçari ka marrë shuma të ndryshme parash (në total mbi 100 000 euro), nga familjarët dhe të afërmit e poseduesve të llogarive në facebook, pasi iu kishte dërguar atyre mesazhe se kishte nevojë për para.

Sekuestrohen 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara pas tërheqjes së shumave monetare. Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas kallëzimeve të marra nga disa shtetas kosovarë, për vjedhjen e llogarive të tyre në rrjetet sociale dhe përdorimin për të kërkuar para nga familjarët e tyre, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Account”, për dokumentimin e kësaj veprimtarive kriminale, identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësi ligjore.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin:

L. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vjedhur llogaritë e shtetasve të ndryshëm kosovarë, në rrjetin social facebook, dhe më pas ka komunikuar me familjarët dhe të afërmit e këtyre shtetasve, për t’iu kërkuar shuma të ndryshme parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera. Pasi kanë marrë mesazhet në rrjetet sociale, familjarët dhe të afërmit kanë dërguar shumat e parave me anë të rrjetit të transfertave monetare. Shuma e përfituar nga kjo veprimtari kriminale është mbi 100 000 euro. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga ky shtetas. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

/e.d

Next Post
Luizi flet më në fund me të ëmën brenda shtëpisë së BBVA, por nervozohet keq sepse…

Luizi flet më në fund me të ëmën brenda shtëpisë së BBVA, por nervozohet keq sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

May 28, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Politika e vetme e drejtësisë së re është t’i mbajë politikanët të përçarë përballë saj

May 28, 2026
Osmani hap fushatën e LDK-së: Kosova ka nevojë për unitet dhe frymë rugoviane

Osmani hap fushatën e LDK-së: Kosova ka nevojë për unitet dhe frymë rugoviane

May 28, 2026
Abdixhiku çel fushatën me premtime të forta: Pensione mbi 300 euro dhe ngrirje të çmimit të energjisë për 3 vite

Abdixhiku çel fushatën me premtime të forta: Pensione mbi 300 euro dhe ngrirje të çmimit të energjisë për 3 vite

May 28, 2026
“Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me Kushtetuesen

“Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me Kushtetuesen

May 28, 2026
Shehi: Opozita ka nevojë për lidership të ri dhe lista të hapura

Shehi: Opozita ka nevojë për lidership të ri dhe lista të hapura

May 28, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“S’është shenjë e mirë për drejtësinë”, avokati për vendimin ndaj Veliajt: Gjykata e Lartë ka vepruar në rrethana të paqarta

May 28, 2026
Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

May 28, 2026
Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

May 28, 2026
Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In