• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vodhi 12 mln lekë nga një banesë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari i dënuar në Greqi

by A R
13/11/2025 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga një 37-vjeçar autor të dy vjedhjeve në Tiranë. Sipas policisë, 37-vjeçari rezulton i dënuar më herët në Greqi për të njëjtin krim.

Më 19 tetor, ky person ka vjedhur në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha” produkte që kapin vlerën e 50 mijë lekëve, ndërsa vetëm pesë ditë më parë (më 8 nëntor) ka vjedhur nga një banesë, po në kryeqytet, 12 milionë lekë.

Policia ka sekuestruar sendin e përdorur për vjedhjet me thyerje, veshjet e përdorura gjatë këtyre ngjarjeve, si dhe një sasi lënde narkotike të cilën 37-vjeçari e mbante në banesë.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”.

5 ditë më parë, vodhi 12 milionë lekë, në një banesë, identifikohet dhe kapet 37-vjeçari, i dënuar më parë, në Greqi, për të njëjtin krim.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas ka kryer një vjedhje me thyerje, më 19 tetor, ndërsa nga kontrollet rezultoi se mbante në banesë, sasi Cannabisi.

Sekuestrohen sendi i fortë që përdorte 37-vjeçari, për vjedhjet me thyerje, veshje që ai kishte mbajtur gjatë këtyre rasteve, si dhe sasia e lëndës narkotike.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin “Saga”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi N. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:

-më datë 08.11.2025, ka vjedhur 12 milionë lekë, në një banesë në rrugën “Artan Lenja”;

-më datë 19.10.2025, ka vjedhur me thyerje, produkte me vlerë rreth 50 000 lekë, në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi N. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Next Post

Atentati në Rinas, hetimet shtrihen deri në Spanjë. Kontrolle në disa zona, shoqërohen 15 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

November 4, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet edhe për një të plagosur!

November 4, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

Një dënim historik për një aventurier historik

November 4, 2026
OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

November 4, 2026
“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

November 4, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të Raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!

November 4, 2026
Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

Merr flakë një automjet në aksin Fier-Ballsh, shpëton pa lëndime drejtuesi

November 4, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Dosja e SHISH, Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën Vlora Hyseni!

November 4, 2026
Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

Po trafikohej drejt Shqipërisë, kapet 1 kg kokainë në Muriqan! Arrestohet 56-vjeçari, e kishte fshehur në…

November 4, 2026
Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In