• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vodafone përkrah nismën për të ndaluar përdorimin e celularëve gjatë orëve të mësimit

by Java News
12/09/2018 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, mbi kufizimin e përdorimit të telefonave celular gjatë procesit mësimor

Vodafone Albania përkrah nismën më të fundit të Ministrisë së Arsimit për të ndaluar përdorimin e telefonave celularë gjatë orëve të mësimit. Vodafone mbështet çdo nismë që synon të përmirësojë proçesin mësimor dhe i ndihmon fëmijët të jenë të përqendruar dhe fokusuar për të arritur rezultate sa më të mira në shkollë.

Teknologjia  është një mjet i domosdoshëm në sistemin arsimor,  por shpeshherë në duart e një nxënësi gjatë orëve të mësimit, mund te kthehet  në një mjet shpërqëndrimi. Vodafone e mirëkupton plotësisht ndjeshmërinë e publikut për këtë çështje, ndaj ka prezantuar në treg  produkte dhe shërbime të cilat lehtësojnë komunikimin ne familje, krijojnë më shumë siguri për fëmijët kur lundrojnë në internet dhe u mundësojnë prindërve të kontrollojnë dhe përcaktojne kohën që të vegjëlit e tyre duhet të kalojnë në internet,  dhe njëkohësisht vënë në dispozicion teknologjinë për të nxitur dhe zhvilluar arsimin.

Si një kompani e madhe ndërkombëtare, ne e kuptojmë më së miri shqetësimin e ngritur në mbarë botën për perdorimin pa kriter dhe pa kontroll të celularëve në shkollat fillore e të mesme. Po ashtu, e mirëkuptojmë nevojën e prindërve për të qënë në kontakt me fëmijët e tyre, dhe për tu siguruar për mirëqënien e tyre në çdo kohë.

Përdorimi i teknologjisë nuk ka pse të jetë “o gjithçka, o asgjë”. Vodafone Albania është e gatshme të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë për të krijuar në vazhdimësi produkte të reja që ndihmojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e një proçesi mësimor sa më cilësor, si  dhe të  lehtësojnë komunikimin midis fëmijëve, familjeve dhe mësuesve.

Vodafone Albania përmes Fondacionit Vodafone ka kontribuar vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në vend, duke mbështetur mbi 50 projekte, me një vlerë totale prej  135 Million Lek, kontribut i cili ka  ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e më shumë se 35,000 njerëzve.

Nga një arsimim i mirë përfitojnë jo vetëm individët, por gjithë shoqëria. Vodafone Albania gjen rastin t’u uroj vit të mbarë shkollor të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Përqendrohuni në mësime e kurrë mos hiqni dorë nga arsimimi.

Next Post
Babai ‘monstër’ përdhunonte vajzën, gjyshi: Si e mësova ngjarjen!

Babai ‘monstër’ përdhunonte vajzën, gjyshi: Si e mësova ngjarjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In