• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vodafone, nga të parat kompani në botë me politikë përkrahëse për punonjësit e prekur nga dhuna në familje

by A R
08/03/2019 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Vodafone Albania prezanton për herë të parë në Shqipëri një politikë që përfshin përkrahjen dhe mbështetjen e punonjësve të prekur nga dhuna në familje, duke u bërë pjesë e fushatës së Vodafone Group kundër dhunës dhe abuzimit në familje.

37% e punonjësve të industrive të ndryshme janë prekur nga dhuna në familje. Ky është një nga rezultatet e studimit që Vodafone Foundation ka ndërmarrë në bashkëpunim me qendrën “Opinium” në Mbretërinë e Bashkuar. Studimi përfshiu 4,712 gra, vajza, djem dhe burra nga 9 vende të botës.

Midis të tjerave, nga studimi rezultoi se 67% e atyre që kanë përjetuar dhunë, shprehen se kjo gjë ka prekur progresin e tyre në karrierë dhe 51% prej tyre shprehen se nuk ndihen komodë për ta diskutuar këtë gjë në mjedisin e punës. Megjithatë, 53%, e atyre që e kanë diskutuar me kolegët, thanë se ishin ndjerë më mirë.

Nisur nga ky studim, por edhe në vijim të angazhimit ndaj punonjësve dhe komunitetit ku operon, Vodafone ka prezantuar politikën e re të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore që fokusohet pikërisht tek dhuna në familje. Të gjithë punonjësve, në 25 vendet ku Vodafone operon, përfshirë Shqipërinë, do t’u ofrohet mundësia që të marrin mbështetje dhe këshillim të dedikuar. Njëkohësisht, atyre do t’u jepen 10 ditë leje të paguara si dhe leje “ekstra” për të ndjekur seancat gjyqësore, ose për të qëndruar pranë fëmijëve të tyre.

Pjesë e politikës është dhe trajnimi i specializuar që do të marrin menaxherët e burimeve njerëzore në mënyrë që të fitojnë aftësitë për të mbështetur viktimat e dhunës në familje si dhe për t’i nxitur ata të raportojnë.

Prezantimi i kësaj politike të re e rendit Vodafone si një nga kompanitë e para në nivel global që i dedikon një politikë përkrahëse këtij fenomeni social, që edhe në vendin tonë kap shifra të konsiderueshme të prekurish.

Me anë të kësaj fushatë që nuk do të ndalet vetëm me politikat përkrahëse për viktimat e dhunës në familje, Vodafone synon të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi rëndësinë e barazisë gjinore, mosdiskriminimit, mbrojtjes dhe respektit për dinjitetin, të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe ofrimin e mundësive të barabarta në karrierë për këdo, pavarësisht gjinisë, rracës, bindjeve, preferencave apo orientimit seksual.

Vodafone ka bindjen se fuqizimi i gruas dhe promovimi i barazisë gjinore i jep mundësinë komunitetit,  ekonomisëdhe bizneseve të zhvillohen. Për këtë arsye, barazia gjinore dhe mundësitë e barabarta janë thelbësore në politikat e burimeve njerëzore në Vodafone.  Kjo iniciativë i shtohet listës së gjatë të iniciativave dhe programeve që Vodafone ia dedikon fuqizimit të grave dhe promovimit të barazise gjinore. Programe si Reconnect, Code like a Girl, Politika e Lejes së Lindjes, etj. janë shembull i angazhimit të Vodafone në komunitetet ku operon.

Next Post
Presidenti i Realit dhe Ramos përplasen në dhomat e zhveshjes, pas eleminimit nga Champions League

Presidenti i Realit dhe Ramos përplasen në dhomat e zhveshjes, pas eleminimit nga Champions League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In