• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Realit dhe Ramos përplasen në dhomat e zhveshjes, pas eleminimit nga Champions League

by Java News
08/03/2019 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas “përplasjes” së pazakontë, që pati me presidentin Florentino Perez (i tha, më paguaj dhe largohem nga ekipi), direkt mbas eliminimit nga Ajax prej Ligës së Kampionëve, kapiteni Sergio Ramos është munduar të marrë situatën në dorë.

Siç njofton “El Partidazo” dhe konfirmohet nga “Marca”, Sergio Ramos ka mbajtur një fjalim karikues dhe motivues në dhomën e zhveshjes të “Valdebebas” me të gjithë grupin e lojtarëve, duke dërguar te gjithsecili një mesazh të qartë:

“Ju duhet të shtyni përpara, për ta përfunduar sezonin me dinjitet. Ne do të luftojmë për vendin e dytë, si një objektiv konkret, në javët e mbetura të kampionatit”.

Sergio ka kërkuar reagimin e një grupi, që është shumë i prekur pas humbjes së tre titujve të mundshëm sezonalë në vetëm gjashtë ditë.

Real Madridi i ka thënë lamtumirë sezonit që në fillim të marsit. Përtej keqardhjes së Isco, asnjë lojtar tjetër nuk ka marrë pjesë në diskutim.

Kapiteni vetë ka pranuar se po jeton ditë shumë të vështira, pasi mungesa e tij në ndeshjen e kthimit kundër Ajax (mori të verdhë të qëllimshme në Amsterdam dhe u pezullua) dhe debati i ndezur me Florentino Pérez, para një grupi të madh lojtarësh të ekipit të parë, e ka vënë në shënjestër të mediave dhe opinionit publik.

Por sikur të mos mjaftonte eliminimi i turpshëm i kampionëve në fuqi nga Ajaksi i Amsterdamit në Champions League, për më tepër brenda në “Santiago Bernabeu”, së fundi doli në dritë edhe një grindje ndërmjet presidentit të klubit Florentino Perez si dhe kapitenit të ekipit Sergio Ramos.

Pas disfatës 4-1 me klubin holandez, presidenti dhe kapiteni shkëmbyen fjalë dhe patën një diskutim të ashpër, në “Tempullin e Madridizmit”, pikërisht në dhomat e zhveshjes.

Nuk janë thjesht zëra apo fjalë boshe të thëna lart e poshtë, por flitet për diçka të konfirmuar nga burime tepër të besueshme, si AS fillimisht, dhe më pas Marca, sepse gjithçka ka ndodhur në sy të vetë lojtarëve, stafit teknik dhe atij mjekësor, që ishin gjithashtu të pranishëm.

Pas 3 trofeve radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër, mbretërimit të Realit në Evropë i erdhi fundi, sidoqoftë eliminimi i skuadrës nga Ajaksi në ato rrethana, për më tepër pasi kishte triumfuar 2-1 brenda në Amsterdam, nuk është kapërdirë aspak nga numri 1 i klubit.

Pas përfundimit të takimit Florentino Perez dhe Sergio Ramos u takuan në dhomat e zhveshjes. Më herët të dy e ndoqën ndeshjen Real-Ajax nga llozhat personale: numri 1 nga pozicioni i tij i përhershëm presidencial, ndërsa kapiteni që nuk luajti pasi ishte i skualifikuar, nga vendi personal i rezervuar enkas për të, në shoqërinë e familjarëve dhe kameramanëve, që po regjistronin 32-vjeçarin andaluzian për një seri të veçantë që Amazon Prime i kishte dedikuar kapitenit.

Në dhomat e zhveshjes të dyja palët u përplasën me tone të ashpra, por pa ofenduar njëri-tjetrin. Florentino Perez, që u shfaq i zemëruar gjatë gjithë takimit për lojën e “los blancos”, sulmoi mbrojtësin e Realit, duke i vënë në dukje faktin që ishte duke bërë xhirime në tribunë, në një kohë kur shokët e tij po poshtëroheshin publikisht para syve të gjithë botës.

Për më tepër presidenti i kujtoi Ramosit edhe skualifikimin e qëllimshëm në Amsterdam, dhe naivitetin për ta pranuar një gjest të tillë publikisht në një intervistë, menjëherë pas takimit të parë, që shërbeu më pas edhe si provë e pakundërshtueshme për UEFA-n për ta skualifikuar për dy ndeshje.

Fillimisht Florentino Perez bëri me faj lojtarët për gjithçka po i ndodh klubit, duke e quajtur të turpshme sjelljen e tyre, impenjimin në fushën e lojës si dhe ditët e shumta pushim të marra prej tyre, deri në momentin kur ndërhyri pikërisht kapiteni që shpjegoi me ton të ashpër se fajet nuk janë vetëm të futbollistëve.

Sergio Ramos i kujtoi presidentit paralajmërimin e bërë gjatë muajve të verës për të përforcuar ekipin me një sulmues, duke theksuar se drejtuesit nuk kishin bërë një planifikim të qartë, përsa i përket të ardhmes së klubit merengues.

Në atë moment Florentino Perez e kërcënoi kapitenin me përjashtim nga ekipi, ndërsa vetë Sergio Ramos u përgjigj me fjalët se është gati të largohet nga skuadra, madje menjëherë, nëse presidenti i paguan të gjithë detyrimet, pa harruar natyrisht për t’i kujtuar numrit 1 se deri tani ka dhënë gjithçka në fushë për klubin, për skuadrën madje edhe për atë vetë.

Sergio Ramos është nën kontratë me klubin e famshëm madrilen deri në qershorin e vitit 2020, gjithsesi një përplasje e tillë në “Shtëpinë e Bardhë” të kryeqytetit spanjoll konfirmon përkeqësimin e situatës, për më tepër në një kohë kur skuadrës i mbeten edhe 12 ndeshje deri në fund të sezonit, sezon që gjithsesi do të mbyllet pa asnjë trofe, sepse siç dihet Reali me argjentinasin Santiago Solarin në drejtim i mbylli llogaritë në harkun e vetëm një jave me Kupën e Mbretit, Ligën Spanjolle si dhe Champions League-n.

Next Post
Parregullsi në zgjedhje /Gjykata e Shkupit dënon me 3 vjet burg Menduh Thaçin

Parregullsi në zgjedhje /Gjykata e Shkupit dënon me 3 vjet burg Menduh Thaçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…

“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…

November 10, 2026
Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

November 10, 2026
“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

November 10, 2026
Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

November 10, 2026
BSH: Inflacioni i ulët ndikohet nga mallrat e importit dhe kursi i këmbimit

Ekonomia/ Kreditë e këqija bien në nivele rekord: Arrijnë në 3.59 për qind, norma më e ulët që nga 2008!

November 10, 2026
“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

“E fiknin zjarrin sikur po ujisnin lulishten!”- Debate në Komision, deputeti i PD kritika për tragjedinë e Elbasanit, Çako pranon: Panik edhe te…

November 10, 2026
Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

Kriza e luftës/ Evropa dhe SHBA dakordësohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë, për t’u mos përshkallëzuar konfliktet!

November 10, 2026
“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

“Dua rezultate konkrete”- Hita thërret drejtorët e Policisë në mbledhje dhe ndaj porositë: Prioritet siguria në shkolla dhe goditja e kriminalitetit

November 10, 2026
“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

“Morëm fitore historike në Iran”- Përpjekja për shkarkimin e tij, shpërthen Hegseth: Kjo është farsë dhe sabotazh!

November 10, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Kriza demografike, 729 bebe më pak në 9 muaj! Pasiguritë ekonomike dhe emigracioni thellojnë problematikën

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In