VOA/ Rama për Akademinë e Transparencës: Është një proces diskutimi që po zgjat. Pyesni vetë palën amerikane, i keni këtu!

Edi Rama232332323
SHBA

Kryeministri Edi Rama ka folur për disa çështje të rëndësishme në një intervistë për Zërin e Amerikës, një ndër to dhe krijimin e Akademisë së Transparencës, një projekt me SHBA-të.

Rama tha se është një proces diskutimit që po zgjat dhe se pala amerikane kërkon të bëjë diçka serioze dhe diçka konkrete dhe jo një tjetër projekt nga ato projektet ku thuhet që lekët i jepen Shqipërisë dhe ndërkohë lekët përdoren për të paguar ekspertët.

“Për këtë duhet të pyesni përfaqësuesit e administratës amerikane. I keni këtu afër, USAID-in. Ata po na ndihmojnë për ta krijuar, por s’po e krijojnë. Është një proces diskutimit që po zgjat. Të shohim, shpresojmë që të konkludohet me sukses. E rëndësishme është që pala amerikane kërkon të bëjë diçka serioze dhe diçka konkrete dhe jo një tjetër projekt nga ato projektet ku thuhet që lekët i jepen Shqipërisë dhe ndërkohë lekët përdoren për të paguar ekspertët që vijnë nga këtu ose vendet e tjera dhe paguhen në mënyrë mbresëlënëse për të dhënë receta të gatshme që shpeshherë nuk funksionojnë, kjo ka rëndësi”, deklaroi Rama.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com