• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VMRO mbetet e sigurt se do t’i mbushë mëndjen Ali Ahmetit

by Java News
17/01/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më pak se dy javë para se të kalojë afati që kandidati për kryeministër Nikolla Gruevski ta formojë Qeverinë ende bisedimet ndërpartiake nuk kanë nisur. Në VMRO-DPMNE janë të bindur se do të formojnë Qeveri me BDI-në e Ali Ahmetit, shkruan Portalb.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani konfirmon se brenda kësaj jave do nisin bisedimet me VMRO-DPMNE-në, por pa konkretizuar datën se kur.

Asnjëra palë nuk zbulon ekipin negociues për Qeverinë.

E kam thënë edhe më herët se BDI do ta ketë të vështirë shkëputjen nga VMRO-DPMNE, u shpreh gazetari Xhelal Neziri.

“Sa janë serioze lidhjet midis njerëzve nga këto parti nuk e di, mirëpo nga ajo që është prezent si diskurs në paraqitjet publike të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së duket se prishja eventuale e partneritetit nuk do të kalojë pa pasoja serioze për BDI-në.

Në situatë kur humbi gjysmën e votave në zgjedhjet e fundit, partia e Ali Ahmetit është e plogësht të ballafaqohet me goditje të reja të fuqishme, të cilat do të vinin si rezultat i prishjes së bashkëpunimit me Gruevskin”, deklaroi Neziri.

Sipas tij, BDI është në udhëkryqin më të rrezikshëm që nga themelimi i saj në vitin 2002.

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Petrit Saraçini kujton intervistën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili tha se “në BDI e dinë se si” ai do të pengojë që BDI të bëjë koalicion me LSDM-në opozitare.

“Se çfarë ka në dorë Gruevski që të japë këtë porosi të shantazhit ndaj BDI-së, e dinë vetëm Gruevski dhe Ahmeti, i cili në paraqitjet e tija të fundit shfrytëzoi shumë më tepër kohë për të relativizuar antishqiptarizmin e VMRO-së dhe për të sulmuar më tepër opozitën.

Duhet të kemi të qartë se VMRO dhe BDI kanë funksionuar pothuajse 10 vjet si partnerë, dhe se VMRO me siguri llogarit në këtë partneritet, i cili për mua është partneritet interesash të ngushta partiake, e jo partneritet në të mirën e të gjithë qytetarëve. E vetmja gjë besoj që mund të pengojë vazhdimin e këtij partneriteti është verdikti që dhanë qytetarët më 11 dhjetor”, tha për Portalb Saraçini.

“Vallë BDI do të reflektojë ndaj këtij verdikti apo do të zgjedhë që të bëjë tentativë irracionale që të kthejë dhjetëra mija votat që i ikën mu për shkak të vasalitetit ndaj Gruveskit të cilin nuk e duan mbi 90% të shqiptarëve, ose siç thotë populli – për një plesht të djegë jorganin, do të shohim së shpejti”, përfundon Saraçini.

BDI, “Aleanca për shqiptarët” dhe “Rilindje me besë” janë besatuar në Platformë politike të përbashkët dhe para opinionit janë zotuar se nuk koalicionojnë më VMRO-ne e Nikolla Gruevskit, përgatiti Blic. (b.an)

Next Post
Efekti financiar i mbi 10 miliardë eurove të legalizimeve në Shqipëri

Efekti financiar i mbi 10 miliardë eurove të legalizimeve në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com