Një zjarr i rënë gjatë ditës së sotme, 11 gusht, në transformatorin e Stacionit Nr. 2 të Ujësjellësit, në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ka shkaktuar dëme dhe ka nxjerrë jashtë funksionit pajisjen.
Si pasojë e incidentit, gjatë pasdites mund të ketë kufizime dhe luhatje në furnizimin me ujë në disa zona të Vlorës, kryesisht në zonat fundore.
Shërbimi Zjarrfikës ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për vendosjen e situatës nën kontroll. Ndërkohë, OSHEE ka nisur punën për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar, me qëllim rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.
Ekipet e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë dhe OSHEE vijojnë punën për riparimin e dëmit dhe normalizimin e situatës.











