Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, shtetasit:
1- Hënes Dalipaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
2- Eduard Alikaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tyre, pasi më datë 15.12.2016, në lagjen “29 Nëntori” pas një konflikti midis palëve për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës “thikë”, ku kanë mbetur të plagosur tre shtetasit F.V, Ç.V dhe F.V, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar fizikisht edhe një nga personat e arrestuar, shtetasi Eduard Alikaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal./a.m.