• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasuria e Selimit/ Zbulohen milionat e gjyqtarit që liroi Lulzim Berishën, ja si u emërua ai

by A R
16/12/2016 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marifetet e lirimit nga burgu të Lulzim Berishës dhe lidhjet politike të gjyqtarëve që i mundësuan lirinë, janë një arsye më shumë se pse Partia Demokratike i ka shpallur luftë ligjit të Vetingut dhe se pse kjo parti kërkon paprekshmërinë e sistemit aktual të drejtësisë.

Gjyqtarët që i rrëzuan burgimin e përjetshëm Lulzim Berishës janë emëruar dhe promovuar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha në majat e drejtësisë, ndërsa i kanë shërbyer me vendime Sali Berishës dhe rrethit të tij politik.

Janë të njëjtët gjyqtarët të cilët kanë mbyllur çështjen e Gërdecit, 21 Janarin dhe kanë shpëtuar ish-guvernatorin Ardian Fullani.

Selimi mbylli Gërdecin dhe 21 Janarin

Shkëlzen Selimi, gjykatësi që vendosi rrëzimin e dënimit të përjetshëm për Lul Berishës në vitin 2014 është i njëjti gjykatës që ka qenë në trupën që vendosi shpalljen e Gërdecit një aksident teknologjik, duke shpëtuar nga përgjegjësia penale ish-kryeministrin Berisha.

Ky gjyqtar i emëruar nga vetë ish-kryeministri Berisha në qershor 2011, ka shpallur të pafajshëm guvernatorin Fullani dhe ka mbyllur çështjen e 21 Janarit.

Më përpara, Selimi ka qenë protagonist i tre vendimeve, mbase ndër më arbitraret që ka marrë ndonjëherë drejtësia shqiptare në historinë e saj. Ky gjyqtar, në vitin 2013, vendosi të arkivonte çështjen e Gërdecit si një “gabim teknologjik”, duke shmangur nga përgjegjësia penale Kryeministri dhe Ministrin e Mbrojtjes të kohës.

Gjithashtu, Selimi ka gjykuar në shpalljen të pafajshëm të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit dhe kryeinspektores së përgjithshme të Bankës, Elivar Golemit. I njëjti gjykatës ka mbyllur edhe dosjen e 21 janarit.

Duke iu referuar trupit gjykues të asaj dosje, mes të cilëve përfshihet edhe gjykatësi Shkëlzen Selimi, në 21 janar 2016, Kryeministri Rama deklaroi:

“Çdonjëri nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që sot mban peng dosjen e 21 janarit është sot i akuzuar fajtor, që mban peng zbardhjen e drejtësisë”. Thirrja e kryeministrit në detyrë nuk pati asnjë jehonë në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Kush e emëroi Selimin?

Në datën 17.06.2011, në Fletoren Zyrtare u publikua vendimi numër 82, vendimi “për dhënien e pëlqimit për emërimin e zotit Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë”, vendim që mban firmën e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe është ratifikuar në Kuvend nga ish-Kryetarja, Jozefina Topalli raporton Lexo.al.

Por, pavarësisht se ishte vetë ish-kryeministri Berisha ai që emëroi gjyqtarin që liroi nga burgu Lul Berishën, ai sot, së bashku me Partinë Demokratike janë vendosur në tribunën e të asaj që për Sali Berishën, është afera korruptive e kësaj qeverie.

Njëkohësisht, të njëjtët aktorë që kanë njollosur gjykatat shqiptare, sot linçojnë Bashkinë e Durrësit, duke argumentuar që lirimin e Berishës në fakt e ka orkestruar kryebashkuaku Vangjush Dako dhe jo gjykatat që ata kontrollojnë.

Pasuria e Shkëlzen Selimit

Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës 40 844 lekë.

Të ardhura nga qiradhënia e një pikë karburanti në Vlorë periudha janar-maj 21 250 euro, qershor-dhjetor 2015, 29 750 euro.

Qira apartamenti e garazhi në vlerën 5 280 euro, pjesë e regjimit martesor.

Shitje e një automjeti tip Mercedes Benz, 8 mijë euro.

Kredi 20 mijë euro për shtëpi në vitin 2012, me afat 5 vjet.

Shlyerja e detyrimeve nga një person i tretë, 5 140 euro.

Bashkëshortja zonja Rilinda Selimi, paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ 1 218 864 lekë.

Depozitë 39 097 euro vënë nga qiradhënia.

Kursime të vëna nga pagat e bashkëshortëve 815 608 lekë.

Depozitë po nga të ardhurat e qira pika e karburantit 8 510 euro.

Depozituar për të marrë kartë krediti 3 900 euro.

Next Post
Risia e Instagram-it, shton edhe ‘Saved Posts’

Risia e Instagram-it, shton edhe ‘Saved Posts’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In