Një burrë ka goditur me makinën e tij tip Volksvagen një drejtues motoçiklete, por fatmirësisht nuk i ka marrë jetën. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë në lagjen partizani, rreth një orë më parë.
Fatmirësisht 25 vjeçari që dorëzonte pica është dëmtuar, por është jashtë rrezikut për jetën.
“Shoferi I.B. i datëlindjes 17.10.1972, goditi motoçikletën, duke lënë të dëmtuar drejtuesin E.H., i vitlindjes 1991, , i cili ndodhet në spital, sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia./java/a.k