• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VLORE/ Sherri në sallën e kumarit, hakmarrja me 7 viktima e 7 të plagosur mes 2 fiseve

by Java News
18/02/2019 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sherr në sallën e kumarit ka shkaktuar 7 vitima dhe 7 të plagosur. Konflikti i nisur mes dy fiseve në Vlorë, një ditë më parë iu mori jetën edhe dy personave. Por, zanafilla e përplasjeve të dhunshme me armë nis më 7 prill të vitit 2015, në lagjen “Çole”. Një grup të rinjsh, gjatë një debati nxorën armët dhe për pasojë mbetën të vrarë.

Ngjarja ndodhi kur Albi Limaj, Aleksandër Llanaj dhe Ervis Mehmeti kanë hyrë në lokalin ku qëndronin Haki Rakipaj, Andi Velaj. Pasi kanë debatuar për sherrin e një nate më parë, ata kanë nxjerrë armët duke shtënë ndaj njëri-tjetrit.

Ashtu siç pritej, ato vrasje ndezën një seri atentatesh për hakmarrje. Policia dyshon se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017.

Plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së. Pas 5 muajsh, hakmarrja do të vijonte në rrugën “Transballkanike”.

Më 1 tetor të vitit 2017 janë plagosur Ferdinand Llanaj, së bashku me Dritan Begaj, ndërsa u plagos edhe një i mitur. Policia, në këtë rast gjeti vetëm automjetin e djegur të autorëve.

Më 14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve.

Arjan Hasani dhe Orest Rexho u vranë, ndërsa miku i tyre, Armando Sulejmani, i njiohur me emrin “Çipuri” u plagos rëndë. Ky i fundit u ndalua ndërsa ishte në kërkim nga policia, pasi dyshohet si një prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve të sulmit të armatosur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij i mitur, dhe i afërmi i tij Dritan Begaj.

Por “Çipurin”, që s’e gjeti dot policia, e gjetën kundërshtarët e tij. Arsyeja e zënkës mes të rinjve në prillin e vitit 2015, tani është harruar, por pasojat e serisë së vrasjeve për hakmarrje që la pas ai sherr banal në një sallë bastesh, po mbush kronikën e zezë të Vlorës./tch

 

/a.meta

Next Post
Humbi 20-0, përjashtohet nga kampionati skuadra e futbollit

Humbi 20-0, përjashtohet nga kampionati skuadra e futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In