• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vlorë, pranga 6 zyrtarëve të INUV, lejuan ndërtimin e një pallati 12 katësh pa leje

by Aalison Pearse Stevens
08/03/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 6 persona të cilët janë përfshirë në aferën “mbylljes së syve” për ndërtimin e një pallati 12 katësh pa leje në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar. Të ndaluarit janë administratori i firmës që po ndërtonte pallatin e banimit si dhe pesë zyrtarë të Inspektoratit Vendor Urbanistik në Bashkinë Vlorë.

Zyrtarët e INUV akuzohen se kanë lejuar vazhdimin e punimeve pavarësisht se ndërtuesi nuk kishte leje ndërtimore. Zbulimi i kësaj afere vjen në një  kohë kur pallati ka përfunduar së ndërtuari tashmë.

 Njoftimi i Prokurorisë Vlorë

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e disa personave, prej të cilëve Kryeinspektorin e Inspektoratin Vendor Urbanistik në detyrë, paraardhësin e tij, inspektorë të INUV, si edhe administratorin e një kompanie ndërtimi, pasi zyrtarët kanë lejuar ndërtimin e një godine 6-11-12 kate pa leje nga ana e firmës “Endriu 008”, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dy qytetarëve, të dorëzuar në Janar 2016, sipas të cilëve firma e ndërtimit “Endriu 008” po ndërtonte një pallat të lartë, duke u zënë pronën e tyre.

Prokuroria e Vlorës zhvilloi hetimet paraprake, nga ku rezultoi se kompania private kishte nisur punimet që prej vitit 2014, pa u pajisur me lejen e ndërtimit. Në bazë të dokumentacionit të mbledhur gjatë hetimit të këtij procedimi penal, rezultoi se Inspektorati Vendor Urbanistik (INUV) i Bashkisë Vlorë ka pasur dijeni për ndërtimin e këtij pallati dhe nuk ka kryer asnjë urdhërim për ndalimin e tij.

INUV-i kishte dijeni për këtë pallat, jo vetëm për faktin që ndërtimi është i dukshëm, por edhe sepse në datë 12.05.2014, nga kryeinspektori pranë INUV Bashkia Vlorë është marrë vendim për pezullimin e ndërtimit, duke parashtruar se “subjekti Endriu 08 ka nisur punimet për ndërtimin e objektit banesë 6-11-12 kate pa njoftuar më parë INUV si dhe mungon dokumentacioni tekniko ligjor në kantier”.

Megjithatë, punimet për ndërtimin e pallatit kanë vijuar pa asnjë pengesë nga ana e autoriteteve publike. Vendimi për pezullimin, por që nuk është zbatuar, është nxjerrë nga ana e Kryeinspektorit të INUV në atë kohë, i dyshuari Besnik Karabolli, i cili e ka mbajtur këtë detyrë deri në muajin nëntor 2014.

Prej muajit nëntor 2014 e në vijim, në krye të INUV të Bashkisë Vlorë është emëruar i dyshuari David Tushaj, i cili gjithashtu nuk ka marrë asnjë masë pezullimi për ndërtimin e pallatit pa leje.

Vetëm pasi Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin e këtij rasti (në dt. 05.01.2016), Kryeinspektori i INUV ka urdhëruar inspektorët në vartësi për të kryer sërish kontroll mbi subjektin “Endriu 008”, ku sërish ka rezultuar se ndërtimi i pallatit po vijonte pa lejen përkatëse. Me urdhër të tij, në datë 22.01.2016, kryeinspektori pranë INUV Bashkia Vlorë ka marrë vendim për pezullimin e ndërtimit,  duke parashtruar se subjektit “Endriu 08” i mungonte dokumentacioni tekniko ligjor në kantier.

Në këto kushte, Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshime të arsyeshme se nga ana e zyrtarëve të INUV, Bashkia Vlorë, janë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa për administratorin e kompanisë së ndërtimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm”.

pall

Next Post

Ish parlamentari BE-së: Shqipëria meriton vlerësim për shpëtimin e muxhahedinëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

June 29, 2026
Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

June 29, 2026
VIDEO/ Pamjet nga ajri, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

VIDEO/ Pamjet nga ajri, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 29, 2026
Studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit te ‘Politekniku’

Studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit te ‘Politekniku’

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In