Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në qytetin e Vlorës, ku një grua 53-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë.
Sipas një njoftimi për shtyp të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 në lagjen “10 Korriku”, kur shtetasja S.Hoxhaj, duke drejtuar automjetin e saj tip “Smart” ka goditur gruan e identifikuar me inicialet M.K.
Me të marrë njoftimin, forcat e policisë janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, duke bërë dërgimin e 53-vjeçares në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë; si dhe shoqërimin e drejtueses së mjetit për sqarimin e rrethanave./a.m.