Burime nga policia njoftojnë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë mëngjes në Vlorë, ndërsa raportohet se një mjeti i është vënë tritol, në lagjen “24 Maji”.
Burimet njoftojnë se mjeti ka qenë i parkuar gjatë momentit të shpërthimit, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
Makina së cilës i është vënë lënda plasëse mësohet të jetë, mjeti tip “Benz” me targa AA720 FD”.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (b.an)