Vlorë, mbytet 12-vjeçari tek Plazhi i Vjetër
Një fëmijë ka humbur jetën këtë të shtunë në Vlorë, teksa bënte plazh buzë detit, në lagjen “1 Maji”, raporton TCH.
Autoritetet lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në vendin e njohur ndryshe si Plazhi i Vjetër.
Sipas burimeve, i mituri, i moshës 12 vjeç, ka gëlltitur shumë ujë deti dhe ka humbur ndjenjat.
Forcat e policisë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes e kanë shoqëruar atë me ndihmën e ambulancës në spitalin rajonal të Vlorës, por 12-vjeçari ka ndërruar jetë rreth 30 minuta më vonë.