Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në burg dy autorët e dyshuar të grabitjes së automjetit tip “Benz” dhe 100 milionë lekëve të vjetër në Levan të Fierit. Ngjarje kjo e ndodhur në muajin maj të vitit 2017.
Renaldo Tafili, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, grabiten në bashkëpunim biznesin e shtetasit Xhemal Kalemaj. Floresha Kalemi, bashkëshortja e pronarit të automjetit të grabitur, e pranishme në seancën gjyqësore lëshoi akuza të forta në drejtim të dy efektivëve të policisë së Fierit, që sipas saj janë të implikuar në ngjarje.
Të dëmtuarit kanë theksuar se ka prova të forta për dy të pandehurit, ndërsa kanë theksuar se presin hetimet që të vijojnë deri në fund. Aktualisht shuma prej 100 mln lekësh nuk i është rikthyer, dhe as automjeti, pasi hetimet vijojnë.
ma.me