• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati: Emigrantët shqiptarë në Angli, ja çfarë parashikon Gjykata Supreme

by Java News
03/05/2018 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata supreme në Britaninë e Madhe mori një vendim në favor të shqiptarëve të cilët kishin hyrë në këtë vend përmes mashtrimit dhe ky është një vendim historik për emigrantët shqiptarë deklaron avokati shqiptar Naim Hasani i cili e ushtron detyrën në Londër. Duke folur për emisionin Diplomaticus në News 24, avokati Hasani shpjegon se përse vendimi është mjaft pozitiv veçanërisht për fëmijët dhe bashkëshortet e personave të cilët kishin hyrë në Britaninë e madhe duke u deklaruar shtetas të Kosovës.

“Gjykata supreme më 21 dhjetor 2017 mori një vendim historik që kishte të bënte direkt me shqiptarët dhe problemin më të mprehtë me të cilat ata përballeshin, mundësinë e heqjes së shtetësisë, për ata shqiptarë të cilët për arsye të ndryshme kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitet ’98-99 duke u deklaruar si shtetas të Kosovës, një vend i cili në atë kohë ishte në luftë. Autoritetet britanike i kishin pranuar kërkesat e tyre, duke i konsideruar refugjatë lufte. Pas pesë vjetësh qëndrimi në Britaninë e Madhe ata ishin bërë shtetas Britanikë. Me pas ata kërkuan të sillnin bashkëshortet dhe prindërit dhe kjo bëri që autoritetet britanike të zgjohen përballë një fenomeni shumë të madh duke i bërë të kuptonin se bëhej fjalë për shtetas nga Shqipëria. Ministria e brendshme britanike e fokusoi çështjen te mundësia e vjedhjes së identitetit, por në fakt këta azilkërkues nuk kishin vjedhur identitetin e askujt, por kishin krijuar një person fiktiv.

Në fund gjykata supreme britanike vendosi që këta njerëz janë shtetas britanike, kanë të drejtën të qëndrojnë si të tillë derisa ministria e brendshme të nxjerrë një ligj të ri që të parashikojë edhe një herë çështjen e heqjes së shtetësisë britanike. Ajo që është me shumë rëndësi në lidhje me vendimin e gjykatës supreme është se fëmijët dhe bashkëshortet e këtyre personave që kishin përfituar shtetësinë përmes mashtrimit nuk kanë asnjë faj dhe asnjë përgjegjësi në të gjithë këtë situatë” deklaron avokati Hasani për gazetarin Erion Kaçorri.

Duke u ndalur te informacionet që shpesh disa gazeta britanike publikojnë për kriminalitetin që buron nga emigrantët shqiptarë, avokati Hasani thekson se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë në Britani respekton ligjin. Sipas tij ka edhe pak persona të cilët mendojne që të pasurohen shpejt në mënyra të paligjshme siç është trafiku i lëndëve narkotike. “Kam përshtypjen se Shqiptarët nuk ua kanë mësuar britanikëve se çfarë është krimi dhe droga. Në Britanine e Madhe jetojnë shumë komunitete nga vende të ndryshme të botës dhe shqiptarët nuk janë të parët që merren me kriminalitet. Në Britani ka të paktën mbi 120 mijë të burgosur nga të cilët 500 mund të jenë të burgosur shqiptarë” deklaron avokati Naim Hasani për News 24 teksa thekson se këta kriminelë nuk mund të përfaqësojnë një komunitet të respektuar shqiptar në Angli.

ma.me

Next Post
Ministria e Arsimit liston shkeljet e Rektorit të UT Mynyr Koni

Ministria e Arsimit liston shkeljet e Rektorit të UT Mynyr Koni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com