• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VLORE/ Basha: Plani i PD me 3 pika për zgjidhjen e problemeve të studentëve

by Java News
09/02/2019 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në turin e takimeve për protestën e 16 shkurtit, lideri i PD, Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Duke i ftuar ata në protestë, Basha shpalosi edhe platformën e tij për arsimin. Sipas tij, sapo PD-ja të vijë në pushtet do të marrë fund pjesa e militantizmit të arsimit.

Kryedemokrati Basha duke shpalosur problematikat ku ndodhet  sistemi arsimor në vend hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa ai premtoi para pedagogëve dhe studentëve se Partia Demokratike e ka zgjidhjen për të rritur besimin tek arsimi publik.

“Problemet kryesore të arsimit janë nënfinancimi dhe ky problem është rënduar pas 2015 me miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si “Rilindja”. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Vij nga Gjirokastra, si pjesë e një turi takimesh me rininë dhe përfaqësues të sipërmarrjes në kuadër të një aksioni politik që ka njoftuar opozita, protestën e 16 shkurtit. Por jemi në kontakt me çështjet e arsimit, sepse protesta e studentëve ishte shtysa për të zbardhur problemet e rënda të arsimit. Në këtë kuadër, edhe universiteti i Vlorës dhe universitetet e tjera jopublike, por në pikëpamjen time, edhe sistemi parauniveristar, i cili është në gjendje shumë të rëndë e për të cilën pak është folur. Problemet kryesore të arsimit janë nënfinancimi dhe ky problem është rënduar pas 2015 me miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Kam patur rastin të shpalos platformën e PD për t’i dhënë zgjidhje krizës ku ndodhet arsimi i lartë. Unë besoj se vendi s’mund të ketë asnjë të ardhme pa financuar fuqishëm arsimin në Shqipëri. 5 % e financimit për arsimin është një mimimum i minimumeve.

Maqedonia dhe Kosova e kanë kaluar 6 përqindëshin e ne s’financojmë dot as 5 %, ndërkohë që vetëm këtë vit do të shpenxohen 1,5 miliardë euro, 1/3 e buxhetit të shtetit do të shpenzohet vetëm nga 3 apo 4 koncesionarë, sipas skemave të famshme të PPP-ve. Pra 33 % do të harxhohen nga koncesionarë për të cilat askush s’e di se ku shkojnë e nuk gjejmë dot 1/7 e kësaj shume për arsimin e vogëlushëve e studentëve. Kjo s’është neglizhencë, është sjellje kriminale.

Plani ynë për nxjerrjen e arsimit nga kriza përbëhet nga 3 komponentë. Po e nis nga sistemi parauniversitar. Arsimi parauniversitar është përcaktuesi në masën 8-90 përqind i cilësisë s ëarsimit të lartë që do të merrni në duar. Edhe nëse cilësia e pedagogëve dhe e auditoreve është në shkallën më sipërore, kjo s’është garanci se studenti mund të përfitojë 100 përqind nga kjo cilësi. Pra, kemi të bëjmë me një fushë shumë të veçantë. Nga një anë pa financuar cilësinë e mësimdhënies nuk do kemi produkt, nga ana tjetër financimi në të gjithë zinxhirin është garancia që shoqëeria të ecë përpara dhe të ruajë e përmirësojë nivelet e treguesve ekonomikë e kërkimit shkencor e teknologjik.

9 vjeçari dhe i mesmi është në kolaps total. Në këtë krizë kemi edhe ne mëkatet tona, sepse në disa raste kemi bërë emërime që nuk kanë pasur lidhje me detyrën që merrnin, apo raste kur janë marrë 3-5 mijë euro për emërime mësues.

Këto sdo përsëriten kurrë. Por kurrë s’na e ka marrë mendja se pas 28 vitesh do të vinim në një stad ku për t’u emëruar në arsim duhet të merren injorantë e njerëz me precedentë penalë veç se janë anëtarë të një sekti kriminal si “Rilindja”. Kjo tani është kthyer në rregull, çka ka shkatërruar cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve tek arsimi publik.

Së pari, rikthimi tek arsimi cilësor kërkon demilitantizimin dhe demaskarizimin e sistemit arsimor.  Esenciale është që ky model i degjeneruar të marrë fund një orë e më parë. Esenciale është që kur themi se arsimi është prioritet, ta trajtojmë si prioritet. Në Vlorë psh 90 përqind e shkollave janë pa ngrohje. Mendojeni se duhet të ishte prioritet i “deputetit të parë”, kryeministrit të vendit”, shtoi Basha.

/a.meta

Next Post
VOA pyet Metën: Pse bashkëshortja juaj shantazhon Ministren e Drejtësisë?

VOA pyet Metën: Pse bashkëshortja juaj shantazhon Ministren e Drejtësisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In