Policia e Vlorës ka zbuluar 16 parcela me kanabis sattiva, ndërsa asgjësoi 600 rrënjë hashashi në disa fshatra. Në kuadër të operacionit antikanabis, në fshatin Risili u asgjësuan 30 bimë narkotike me lartësi deri me 80 cm.
Aksioni u shtri dhe në fshatin Armen, në vendin e quajtur ‘Bishti i Malit’ u konstatua një parcelë me rreth 100 hashash, me lartësi deri në 60 cm, ndërsa në Penkovë, në mesin e pyllit, u konstatua një parcele me 24 bimë narkotike Canabis, me lartësi deri në 15 cm.