Një 35 vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet ti këtë vënë zjarrin një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Burimet policore bëjnë me dije se shtetasi L.E pas konfliktit me shtetasin D.Q për motive të dobëta ka shuar dhe i ka vënë flakën lokalit që ndodhej në pronësi të këtij të fundit.
Njoftimi i policisë:
Është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e ndalimin e shtetasit :
L.E., 35 vjeç, banues në Vlorë,
Shtetasi me inicialet e mësipërme dyshohet se për motive të dobëta në lagjen ”Pavarësia”, ka djegur lokalin i cili posedohet nga shtetasi D.Q., duke i shkaktuar dëme materiale.
Policia po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshne.











