• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

by Luan Rama
29/12/2025 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luan Rama

Ana e përkundërt e tufës së drejtorëve që o janë në burg, o janë në arrest shtëpie dhe e ca të tjerëve që kanë marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë, është inxhinieri Flaurens Shoshi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Ai prej disa ditësh gjendet në Vlorë, në krye të përpjekjeve e punëve për të ndrequr defektin e rëndë në sistemin e ujësjellësit, prej të cilit kanë mbetur pa ujë gjithë banorët dhe bizneset e qytetit.

Shembulli i tij kurajoz për t’iu bashkuar qytetarëve vlonjatë në  hallin që i ka zënë, është në fakt edhe dëshmia se përse Flaurensi është ndryshe e nuk ka asnjë pikëtakimi me ata të tjerët, ç’janë e ç’kanë qenë; drejtorë rrugësh a tatimesh, drejtorë hipotekash apo spitalesh, drejtorë bashkish si ata të 5-D apo drejtorë të qeverisë si të AKSHI-t apo të tjerë të cilët si nyjen e marrdhënies e të komunikimit të tyre me qytetarët kanë SPAK-un, burgun dhe ligjin!

Këta, të shumtët që sot gjenden përballë drejtësisë, qytetarët i kanë njohur prej bëmave që gjenden në dosjet e SPAK-ut. Gjurmët e tyre janë gjurmë vjedhjesh, gjurmë shpërdorimi dhe abuzimi.

Ndërsa Flaurens Shoshin e njohin prej punës që ai e kryen me përkushtim dhe ndershmëri. Gjurmët e punës së tij i gjen prej Malësisë së Madhe e Shkodrës e deri në Vlorë gjatë këtyre ditëve.

Fytyrat e të shumtëve qytetarët i kanë parë kapërdisur përkrah shefave duke ua imituar arrogancën me servilizëm të pështirë, e mandej i kanë parë edhe në kronikat nga SPAK-u, ku shkojnë në “paradën e hajdutëve” apo në parakalimin e shkelësve të ligjit.

Ndërsa portretin e Flaurens Shoshit e panë sot mes qytetarëve, bërë njësh me ta duke u folur me dorë në zemër dhe sy më sy.

E nëse qytetarët e Vlorës, pavarësisht hallit të madh që i ka zënë, besojnë se gjendja e rëndë e mungesës së furnizimit me ujë do të zgjidhet, kjo lidhet me faktin se ata i besojnë Flaurens Shoshit jo vetëm prej fjalëve që ai u tha duke qenë mes tyre, por, ngaqë e kanë parë në punë gjithë këto ditë.

E kanë parë aty, të përkushtuar, të palodhur dhe të vërtetë.

Flaurensi nuk di të kapërdiset, nuk di të bërtasë e as të rend për t’iu ngjitur nga pas shefit.

Flaurensi di të punojë. Ndaj ai di të bëjë edhe atë që nuk e bëjnë dot as ministrat, as deputetët, as këshilltarët dhe as ofiqarët e tjerë të Vlorës, të jetë në anën e qytetarëve.

Next Post
Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

Comments 1

  1. namir lapardhaja says:
    3 months ago

    Ben shume mire z. Luan qe evidenton edhe njerez te dobishem si z. Shoshi, por fatkeqesisht ne kete administrate dominon njeriu i lig, hajdut, i korruptuar dhe i paafte. Shembull alarmant eshte Drejtoresha e Pergjithshme e Kadastres, Lorena Goxhobelli. Nuk kuptohet pse nuk hiqet nga detyra nje zyrtare e tille e padenje, e cila ua ka sjelle ne maje te hundes qytetareve qe ankohen tek ajo per padrejtesite e zyrave vendore te Kadastres, ndersa Goxhobelli, ose i injoron fare ankesat, ose miraton shkeljet ligjore te vartesve te saj. Informacionet e shumta na thone se eshte tejet e korruptuar. Po presim t’i ” dale tymi “.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

April 8, 2026
“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In