Furnizimi me ujë të pijshëm dhe shërbimi urban janë dy handikapët e mëdha që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme në qytetin e Vlorës. Kandidati socialist për bashkinë e qytetit bregdetar Ermal Dredha renditi në Debatin me Alba Alishanin, platformën elektorale dhe vizionin e tij me të cilin kërkon votën e vlonjatëve.
Duke folur për mangësitë e qytetit ai tha se synimi i tij është kthimi i Vlorës në perlën e Mesdheut.
“Ka problematika, po ka mangësi në ritëm, shërbime, kemi rrugët e brendshme të lagjeve që janë problem ka lagje që duan rikualifikim apo furnizimi me ujë të pijshëm që nuk ka 24 orë. Është një projekt nga qeveria që është drejt fazës së përfundimit. Do të zgjidhë 70% të popullsisë së Vlorës. Do të gjejmë alternativa të tjera për të pasur ujë 24 orë, duam ta kthejmë në brand turistik në gjithë Mesdheun. Fokusi ky do të jetë për të vazhduar këtë projekt dhe shpresojmë ta mbyllim brenda mandatit, por nuk dua të jem i gënjeshtërt para vlonjatëve.
Pastrimi i qytetit mund të bëhet më mirë,. Është marrë një vendim nga Këshilli Aktual i bashksië duke lënë jahstë Orikumin dhe kjo krijon mundësi për 158 vende të reja pune po shohim nëse mund ta menaxhojmë vetë. Pastrimi do edhe sensibilizim i komunitetit që të pastrojmë derën e shtëpisë të mos hedhim plehra gjithandej., kjo filozofi duhet të hiqet. Duhet të jemi më të organizuar”.
Aksesi me shërbim urban në të gjithë Vlorën është një tjetër sfidë e kandidatit socialist në programin e tij elektoral, përfshirë rregullimin e rrugëve dhe fasadave.
“I them komunitetit nuk është premtim është angazhim, administrata lokal duhet të jetë në shërbim të komunitetit. Përfshirë ndriçimin, ujin, rregullimin e fasadave që do ta zgjidhim me banuesit në pallate. Shërbimi urban është një handikap shumë i madh këtu. Duhet të kapim të gjithë hartën e vlorës. Kjo i mungon një qyteti turistik. Ne duhet të kemi akses në gjithë Vlorën, flota që kjo kompani ka, është 12 autobusë. Nëse nuk e zgjeron këtë flotë bashkia do të krijojë ndërmarrje brenda bashkisë për të plotësuar kërkesat. Duhet orientim për trafikun në sezonin turistik është një fluks i paparë”.
Dredha thotë se i ka të qarta piketat për turizmin, ku fokusi do të jetë ai gjithëvjetor, përfshirë kalendarin e aktiviteteve dhe sportel të dedikuar për fshatrat. Ai i mëshon bahskëpunimit ehd eme institucionet e tjera për zgjidhjen e problemeve, sikurse ndodh me kadastrën
“Gjëja e parë që duhet të bëjë bashkia është të vendosim disa piketa të jemi në dispozicion 24/7, kjo është ajo që kërkohet. Duhet të jemi të orientuar te shërbimi në kohë reale. Një nga faktorët e rëndësishëm që shoh për turizmin është turizmi 12 mujor duke e diversifikuar më prurjet e resurset e Vlorës, të jemi të gatshëm të krijojmë rrugë komunikim qytet-fshat. Fshati është mushkëria e qytetit. Sportel të dedikuar për fshatrat. Projekte të caktuara, është detyrim ta diversifikojmë këtë gjë se produktet janë. Duhet të jemi në bashkëpunim me institucionet si Kadastra që ka problem. Ne duhet të jemi faktor që shtyjnë zgjidhjen e problemit. Kjo është një problematikë që përfshin fshatrat. Jemi të determinuar për të punuar shumë ngushtë. Trajnim i kanaleve kulluese furnizim me ujë të pijshëm në fshat. Nëse nuk funksionon fshati, nuk do ketë turizëm solid siç duam. Pikë tjetër në program është Vlora Ëibe- Vlora Vibrante, hapësira për evente në mënyrë të vazhdueshme, kalendar eventesh gjithëvjetor, sportive, kulturore, se këtu përfshihet dhe rinia dhe ky është qëllimi.
Karriera e diplomatit dhe rikthimi në vendlindje i tij duhet të merren shembull edhe nga të rinjtë që të qëndrojnë dhe punojnë në Vlorë.
“Duhet të krijojmë kushtet që rinia të qëndrojë këtu. Shembulli i parë duhet të jetë Ermali. Shërbeva 21 vite si diplomat dhe një ditë u thirra nga baza për t’i shërbyer vendit tim. Rinia duhet të shohë një shembull te Ermali. Të krijojmë kushtet, bashkëpunim me bashki të tjera në formë trajnimi për të kualifikuar rininë, për t’i mbajtur dhe punësuar”.
Kandidatit rival i uron suksese, por thekson se alternativë më të mirë se ajo e PS-së nuk ka për Vlorën, kurse vlonjatëve u kërkon ta besojnë si djalin e tyre, 23 vite pasi babai i tij la detyrën e kryebashkiakut të këtij qyteti.
“I uroj sukses, por kur nuk ka një alternativë më të mirë se kjo që është, kam përshtypjen që nuk kemi rival me platformë të denjë. Ofertat më e mirë se ajo që ofron PS nuk ka. Ky vizion që ka filluar të ndërtohet duhet çuar përpara. Vlonjatët duhet të më besojnë si djalin e tyre. Kam vizion shumë të qartë me projekte madhore. Këtu do të jetë kontributi im dhe sfida me komunitetin shqiptar”.
/a.r